nga neser mbyllet nje pjese e rruges ilir konushevci ne prishtine shkak punimet 6a5fe9579f229

Nga nesër mbyllet një pjesë e rrugës “Ilir Konushevci” në Prishtinë, shkak punimet

July 21, 2026
1 minut lexim

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se duke filluar nga nesër, një pjesë e rrugës “Ilir Konushevci” do të mbyllet për qarkullim për shkak të zhvillimit të punimeve infrastrukturore.

Sipas njoftimit të komunës, segmenti që do të jetë i pakalueshëm shtrihet nga kryqëzimi me semaforë në rrugën “Lidhja e Prizrenit” deri te kryqëzimi me semaforë në rrugën “Vëllezërit Fazliu”.

Mbyllja do të zgjasë pesë ditë.

Komuna u ka bërë thirrje qytetarëve që, për të shmangur vonesat në komunikacion, të shfrytëzojnë rrugët alternative: rrugën “Maliq Pashë Gjinolli”, përmes rrugës “Bajram Bahtiri”;  Unazën Qendrore dhe rrugën “Zagrebi”, përmes rrugës “Vëllezërit Fazliu”;  rrugën “Murat Mehmeti”, me dalje në rrugën “Lidhja e Prizrenit”.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

749354750 122126984565347867 8444880347892518930 n
Lajmi i mëparshëm

Drejtori Samet Bislimi në terren: Ekipet e NPK “Tetova” reaguan menjëherë pas motit të ligë

zjarr ne mbeturinat ne halil te fushe krujes rrezikohen banoret 6a5fe9d01d58e
Lajmi i radhës

Zjarr në mbeturinat në Halil të Fushë-Krujës, rrezikohen banorët

Të fundit nga

ShkoLartë