nga muzika ne kinematografi rita ora behet pjese e filmit te ri the signalers 6af969920b1bd

​Nga muzika në kinematografi, Rita Ora bëhet pjesë e filmit të ri “The Signalers”

November 15, 2026
1 minut lexim

Artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, do të jetë pjesë e kastit të filmit të ri fantastiko-shkencor dhe thrillerit aventuresk “The Signalers”.

Ajo do të ndajë ekranin me aktorin Tom Hopper, i njohur për rolet në serialet “The Umbrella Academy” dhe “The Terminal List”, si dhe me aktoren e re Mila Harris, e cila po shënon ngritje në Hollywood përmes projekteve “No Exit” dhe “Mary”, shkruan Variety.

Në kastin e filmit janë përfshirë gjithashtu aktorët Missi Pyle, e njohur nga “Galaxy Quest”, dhe Nolan North, i cili ka marrë pjesë në “Uncharted”. Në role mbështetëse do të paraqiten edhe Paulina Alvarez, David Silverman dhe Wolfgang Fiegl.

Filmi tashmë ka nisur xhirimet dhe është projekt i kompanisë Gramercy Park Media. Skenari është shkruar nga Cate Carson, e cila ka një të kaluar si detektive dhe specialiste e inteligjencës ushtarake, ndërsa regjinë e ka marrë përsipër Gille Klabin, i njohur për filmin “The Wave”.

Ngjarja e filmit përqendrohet te një kontrollor i trafikut ajror (Tom Hopper), i cili punon në një zonë të izoluar, dhe mbesa e tij, me të cilën ka një marrëdhënie të shkëputur (Mila Harris).

Jeta e tyre merr një kthesë të pazakontë kur zbulojnë një sinjal të pashpjegueshëm në thellësi të një zone të egër në Kanada. Sinjali shkakton fenomene të çuditshme dhe të rrezikshme, duke i shtyrë ata të nisin një udhëtim për të zbuluar origjinën e tij, transmeton Ora news, përcjell KosovaPress.

Gjatë kërkimeve, ata takojnë edhe një grup shkencëtarësh hulumtues, të interpretuar nga Rita Ora dhe Missi Pyle, të cilët janë gjithashtu në kërkim të këtij fenomeni. Megjithatë, përpjekjet e tyre i çojnë pa dashje drejt zbulimit të një force të jashtëtokësore të varrosur prej kohësh, e cila po zgjohet përreth tyre.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

porti i new orleans padit kompanite e cisternes pas perplasjes me anijen turistike kerkon mbi 1 milion dollare demshperblim 6af9693a79964
Lajmi i mëparshëm

Porti i New Orleans padit kompanitë e cisternës pas përplasjes me anijen turistike, kërkon mbi 1 milion dollarë dëmshpërblim

vmro dpmne akuzon lsdm ne dhe bdi ne per interesa biznesi ne rastin alta banka 6af98465be9a2
Lajmi i radhës

VMRO-DPMNE akuzon LSDM-në dhe BDI-në për interesa biznesi në rastin “Alta Banka”

Të fundit nga

ShkoLartë