nga kongresi amerikan tek ligji per kosoven hyseni viti 2025 sfide dhe shprese per luginen e presheves 69583c01109f5

Nga Kongresi Amerikan tek Ligji për Kosovën, Hyseni: Viti 2025, sfidë dhe shpresë për Luginën e Preshevës

January 2, 2026
min lexim

Viti 2025 ka qenë një vit sfidues dhe i rëndë për Kosovën Lindore, një periudhë e mbushur me vështirësi të përditshme, papunësi, mungesë perspektive për të rinjtë dhe pasiguri që rëndon mbi familjet shqiptare dhe zhvillimin ekonomik e shoqëror të rajonit.

Opinionisti, Nehat Hyseni, në një prononcim për “Bota sot”, e ka përmbledh vitin që po mbyllet si një kohë të pritjes së lodhshme dhe të përditshmërisë së zymtë, ku të rinjtë shqiptarë shpesh nuk kanë mundësi të ndërtojnë të ardhmen në vendlindjen e tyre, por detyrohen të kërkojnë shpresë diku tjetër.

“Viti 2025 po mbyllet me një realitet të rëndë për Luginën e Preshevës.

Ai ishte vit i përditshmërisë së zymtë, i pritjes së lodhshme dhe i mungesës së perspektivës për të rinjtë shqiptarë që, në vend se të ndërtojnë të ardhmen në vendlindjen e tyre, detyrohen të kërkojnë shpresë diku tjetër. Papunësia, braktisja dhe pasiguria vazhdojnë të rëndojnë mbi familjet shqiptare dhe mbi vetë zhvillimin shoqëror e ekonomik të kësaj treve të rëndësishme të Shqiptarisë”, ka thënë ai.

Image

Opinionisti, Nehat Hyseni

Po ashtu, Hyseni ka theksuar se edhe pse 2025 ishte vit i vështirë për Luginën e Preshevës, ai solli dy ngjarje historike: seanca dëgjimore në Kongresin Amerikan që adresoi hapur diskriminimin ndaj shqiptarëve dhe miratimi i Ligjit Amerikan për mbrojtjen e Kosovës, i cili rrit sigurinë për shqiptarët në rajon.

 Ai ka përfunduar duke uruar shqiptarët kudo për një vit të ri 2026 të paqes, dinjitetit, lirisë dhe shpresës.

“Megjithatë, ky vit solli edhe dy ngjarje që mund të hyjnë në historinë politike të Luginës si momente kthese.

E para, Seanca Dëgjimore në Kongresin Amerikan, ku për herë të parë, në një forum kaq të lartë ndërkombëtar, u fol qartë, hapur dhe me përgjegjësi për sigurinë e shqiptarëve në Luginë. Republikanë e Demokratë, përtej ndasive partiake, ngritën zërin kundër politikave diskriminuese të Beogradit dhe presidentit të tij, Aleksandër Vuçiq. Ky ishte një sinjal i fuqishëm politik: bota po sheh, Amerika po flet dhe Serbia nuk mund të fshehë më padrejtësitë e saj. Ky adresim i drejtpërdrejtë i diskriminimit ndaj shqiptarëve ndezi një shpresë të re: se Shtetet e Bashkuara do të jenë garancia e sigurisë dhe nuk do të lejojnë realizimin e planeve ogurzeza për spastrimin etnik.

Ngjarja e dytë e rëndësishme ishte Ligji Amerikan për mbrojtjen e Kosovës si partner strategjik dhe faktor stabiliteti në Ballkan. Ky ligj nuk është thjesht dokument politik – ai është një mburojë gjeopolitike që forcon sigurinë e Kosovës dhe, rrjedhimisht, rrit nivelin e sigurisë edhe për shqiptarët në Luginë. Ai i dërgon një mesazh të qartë Serbisë dhe aleatëve të saj rusë:

Kosova është e mbrojtur, shqiptarët nuk janë të pambrojtur dhe koha e presioneve e kërcënimeve nuk do të kthehet më mbrapa.

Prandaj, ndonëse 2025 ishte vit i vështirë, ai ishte edhe vit i garancive të mëdha historike për sigurinë kombëtare shqiptare në këtë hapësirë të ndjeshme gjeopolitike të Ballkanit.

Të gjithë shqiptarëve, kudo që janë – në Luginë, Kosovë, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi, Sanxhak, Shqipëri, në diasporë e kudo në botë – u uroj Gëzuar Vitin e Ri 2026!

Qoftë vit i paqes, i dinjitetit, i lirisë dhe i shpresës së realizuar!”, ka përfunduar Hyseni.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

96 e makinave te shituara ne 2025 ne norvegji ishin elektrike 69583bcfe779d
Lajmi i mëparshëm

96% e makinave të shituara në 2025 në Norvegji ishin elektrike

gjermania kerkon reforma rrenjesore ne keshillin e sigurimit te okb se 69583c4c32494
Lajmi i radhës

Gjermania kërkon “reforma rrënjësore” në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Të fundit nga

Aksident me fatalitet në Mavrovë, policia me detaje

Dy persona nga Gostivari kanë ndërruar jetë pasi kanë rënë me veturë në lumin Radika. Aksidenti ka ndodhur në rrugën rajonale Mavrovë-Dibër, teksa arsye e aksidentit sipas informatave zyrtare të policisë është
ShkoLartë