nga java e ardhshme fillojne regjistrimet ne universitetin shen kirili dhe metodi ne shkup 689dc11c29f29

Nga java e ardhshme fillojnë regjistrimet në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup

August 14, 2025
1 minut lexim

Shkup, 14 gusht – Nga java e ardhshme, më 19 dhe 20 gusht, nis regjistrimi i parë për studimet e ciklit të parë (diplomë bachelor) në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” – Shkup për vitin akademik 2025/2026. Afati i dytë i regjistrimit është më 11 dhe 12 shtator, ndërsa i treti më 24 shtator.

Sipas konkursit të publikuar nga USHKM në qershor, në 23 fakultete brenda Universitetit ka gjithsej 9,719 vende të lira për studentët e rinj. Nga këto:

4,683 vende për studentë të rregullt në kuotën shtetërore
4,081 vende për studentë të rregullt me kofinancim
955 vende për studentë të çrregullt
Fakultetet me më shumë vende të lira janë:

Fakulteti i Shkencave Informatike dhe Inxhinierisë Kompjuterike – FINKI: 1,020 vende
Fakulteti i Shkencave Matematiko Natyrore : 910 vende
Fakulteti i Filozofisë: 880 vende
Fakulteti i Filologjisë: 810 vende
Fakulteti i Mjekësisë: 760 vende
Fakulteti Ekonomik: 700 vende
Fakulteti i Drejtësisë: 610 vende
Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Teknologjive Informatike – FEIT: 590 vende
Si gjithmonë, studentët e rregullt që financohen nga buxheti shtetëror do të paguajnë 200 euro pjesëmarrje, ndërsa studentët me kofinancim dhe ata të çrregullt do të paguajnë 400 euro.

Në konkursin e publikuar nga USHKM gjenden të gjitha informacionet mbi kushtet dhe kriteret e regjistrimit, afatet, dokumentet e nevojshme dhe mënyrën e aplikimit. Para regjistrimit, çdo kandidat i interesuar duhet të regjistrohet në www.upisi.ukim.mk dhe të plotësojë formularin elektronik përmes sistemit iKnow.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

izet mexhiti tre parkingje te reja per fushe topanen 689dbc309f426
Lajmi i mëparshëm

Izet Mexhiti: Tre parkingje të reja për Fushë Topanën

BURIM LATIFI
Lajmi i radhës

Burim Latifi i VLEN-it ironizon Bujar Osmanin: Kandidat për Çairin që nuk i njeh kompetencat bazë (VIDEO)

Të fundit nga

ShkoLartë