IZET MEXHITI NE SERAVE

Nga fjalët në vepra, Izet Mexhiti e nis transformimin e Çairit me Serovën (FOTO)

August 23, 2025
1 minut lexim

Zëvendëskryetari i parë i Qeverisë dhe kandidat i VLEN-it për kryetar të komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka inspektuar nga afër punimet për asfaltimin e rrugës “Nexhat Agolli” në Serovë, një projekt që përfshin rreth 630 metra katror sipërfaqe.

Ky investim sipas Mexhitit është pjesë e vizionit të tij për një Çair modern dhe me standarde evropiane, ku çdo familje do të ketë kushte më të mira jetese dhe një infrastrukturë që lehtëson qarkullimin dhe lidh lagjet mes vete.

“Ky është një hap konkret që tregon përkushtimin tonë për të sjellë zhvillim real në çdo lagje. Serova dhe e gjithë komuna e Çairit do të ndihen më afër institucioneve që punojnë për qytetarët. Hap pas hapi, po e ndryshojmë realitetin”, theksoi Mexhiti.

Sipas zëvendëskryetarit të parë të Qeverisë dhe kandidatit të VLEN-it për kryetar të komunës së Çairit, Izet Mexhiti ky projekt është dëshmia më e mirë se vizioni i VLEN-it nuk mbetet në fjalë, por përkthehet në vepra konkrete, që prekin drejtpërdrejt jetën e qytetarëve.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vlen 200 vende te reja pune permes investimeve te gjelbra 68a9baa6122d9
Lajmi i mëparshëm

VLEN: 200 vende të reja pune përmes investimeve të gjelbra

opozita me tre grupe parlamentare pas metes berisha pritet ti jape hua deputete edhe republikaneve mediu po negociojme 68a9c420c7a08
Lajmi i radhës

Opozita me tre grupe parlamentare, pas Metës Berisha pritet t’i japë hua deputetë edhe republikanëve, Mediu: Po negociojmë

Të fundit nga

ShkoLartë