nga fjalet ne vepra izet mexhiti e nis transformimin e cairit me seraven foto 68a9d1ce11d3b

Nga fjalët në vepra, Izet Mexhiti e nis transformimin e Çairit me Seravën (FOTO)

August 23, 2025
1 minut lexim

Zëvendëskryetari i parë i Qeverisë dhe kandidat i VLEN-it për kryetar të komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka inspektuar nga afër punimet për asfaltimin e rrugës “7 Korriku” në Seravë, një projekt që përfshin rreth 630 metra katror sipërfaqe.

Ky investim sipas Mexhitit është pjesë e vizionit të tij për një Çair modern dhe me standarde evropiane, ku çdo familje do të ketë kushte më të mira jetese dhe një infrastrukturë që lehtëson qarkullimin dhe lidh lagjet mes vete.

“Ky është një hap konkret që tregon përkushtimin tonë për të sjellë zhvillim real në çdo lagje. Serava dhe e gjithë komuna e Çairit do të ndihen më afër institucioneve që punojnë për qytetarët. Hap pas hapi, po e ndryshojmë realitetin”, theksoi Mexhiti.

Sipas zëvendëskryetarit të parë të Qeverisë dhe kandidatit të VLEN-it për kryetar të komunës së Çairit, Izet Mexhiti ky projekt është dëshmia më e mirë se vizioni i VLEN-it nuk mbetet në fjalë, por përkthehet në vepra konkrete, që prekin drejtpërdrejt jetën e qytetarëve.

IMG 4480
IMG 4483

 

Burimi: lajme24.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

me ne fund cifti i njohur zyrtarizon lidhjen 68a9cd97cdd6a
Lajmi i mëparshëm

Më në fund, çifti i njohur zyrtarizon lidhjen

azizi merova dhe sallareva se shpejti qendra turistike malore te komunes se zhelines 68a9d1d227c50
Lajmi i radhës

Azizi: Merova dhe Sallareva, së shpejti qendra turistike malore të Komunës së Zhelinës

Të fundit nga

ShkoLartë