nga drejtimi i automjetit ne gjendje te dehur tek dhna ne familje disa te arrestuar ne fier 695a6d158bc96

Nga drejtimi i automjetit në gjendje të dehur tek dh*na në familje, disa të arrestuar në Fier

January 4, 2026
1 minut lexim

Policia ka arrestuar disa persona në Fier. Ata janë arrestuar për vepra të ndryshme penale. Në pranga ka rënë një 29- vjeçar, banues në fshatin Kafaraj, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Është arrestuar një 42-vjeçar, banues në Pogradec, pasi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur është përfshirë në një aksident rrugor. Policia ka arrestuar gjithashtu një 47-vjeçar, banues në fshatin Ngjeqar, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij e cila u pajis me urdhër mbrojtje.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim A. H., 29 vjeç, banues në fshatin Kafaraj, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan shtetasin D. M., 42 vjeç, banues në Pogradec, pasi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur është përfshirë në një aksident rrugor me automjetin që drejtohej nga  shtetasi I. L., 54 vjeç. 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Roskovec arrestuan shtetasin A. Z., 47 vjeç, banues në fshatin Ngjeqar, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. D., 31 vjeç, banues në fshatin Fier-Shegan, pasi shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një sasi të vogël lënde e dyshuar narkotike kokainë. 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin D. L., 30 vjeç, banues në fshatin Mertish, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij i cili u pajis me urdhër mbrojtjeje.  Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

jetegjatesia ne vend eshte rritur per nje vit me e larte ne haracine ndersa me e ulet ne novoselle 695a60908d0e1
Lajmi i mëparshëm

Jetëgjatësia në vend është rritur për një vit, më e lartë në Haraçinë ndërsa më e ulët në Novosellë

joao cancelo i veteofrohet barces 695a6d74252dd
Lajmi i radhës

Joao Cancelo i vetëofrohet Barçës

Të fundit nga

ShkoLartë