nga burreli drejt tiranes kapet 22e28091vjecari me dy kallashnikove ne bagazh 68aebbf3004d6

Nga Burreli drejt Tiranës, kapet 22‑vjeçari me dy kallashnikovë në bagazh

August 27, 2025
1 minut lexim

Një 22-vjeçar nga Burreli u kap në flagrancë duke transportuar dy armë zjarri automatike të llojit kallashnikov. I riu, i identifikuar si A. D., u ndalua në tunelin e Murrizit, ndërsa udhëtonte me automjetin e tij drejt Tiranës.



Gjatë kontrollit të mjetit, efektivët gjetën të fshehura në bagazh dy kallashnikovë dhe katër krehra për to. Sipas të dhënave të para hetimore, dyshohet se armët po transportoheshin për t’u shitur në kryeqytet, për llogari të grupeve kriminale.

Njoftimi i plotë:

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 4, operacioni policor i koduar “Tuneli”.

U kap në flagrancë duke transportuar 2 armë zjarri kallashnikov, nga Burreli në Tiranë, për t’i shitur për llogari të grupeve kriminale, vihet në pranga një 22-vjeçari.

Sekuestrohen 2 armët e zjarrit, 4 krehra për to, automjeti dhe celulari i 22-vjeçarit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë siguruar informacion se një shtetas qarkullonte me armë zjarri në automjet. Si rezultat i administrimit të shpejtë të këtij informacioni është organizuar dhe finalizuar operacioni i koduar “Tuneli”, gjatë të cilit u arrestua shtetasi:

A. D., 22 vjeç, banues në Burrel.

Gjatë operacionit, në tunelin e Murrizit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin që drejtonte 22-vjeçari, në të cilin, gjatë kontrollit, gjetën të fshehura në bagazh, 2 armë zjarri kallashnikov dhe 4 krehra për to.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas po i transportonte armët në Tiranë, për t’i shitur për llogari të grupeve kriminale. Vijojnë hetimet për dokumentimin e kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë.

Materialet procdurale i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mucunski per politiko nuk ka ndryshime kushtetuese nese nuk marrim garanca te fuqishme nga be ja se kjo do te jete kerkesa e fundit e sofjes 68aeba56e2951
Lajmi i mëparshëm

Mucunski për “Politiko”: Nuk ka ndryshime kushtetuese, nëse nuk marrim garanca të fuqishme nga BE-ja se kjo do të jetë kërkesa e fundit e Sofjes

rugova dimer i bute me me pak reshje 68aebe111bcc4
Lajmi i radhës

Rugova: Dimër i butë me më pak reshje

Të fundit nga

Si e “humbi” Trump Indinë?

Nëse një ditë amerikanët do të pyesin “kush e humbi Indinë”, Donald Trump do ta dijë se ka qenë ai. Dhe nëse indianët do t’i drejtohen Narendra Modit me pyetjen “kush e humbi Amerikën”,

Moti sot në Maqedoni

2 Shkup, 6 dhjetor – Sot vendi do të jetë nën ndikimin e motit të vranët në të gjithë territorin, i shoqëruar me reshje shiu. Sipas paralajmërimeve të Meteorologjisë (UHMK), reshjet do
ShkoLartë