Kryeministri Albin Kurti ka prezantuar sot arritjet e qeverisë së tij gjatë mandatit aktual dhe planet për të ardhmen, duke u fokusuar kryesisht te mbështetja për familjet dhe nënat lehona, zhvillimi i bujqësisë, siguria në veri dhe përforcimi i ushtrisë.
Në një tubim me qytetarët e Suharekës, ai premtoi investime të mëdha kapitale dhe projekte infrastrukturore që synojnë të përmirësojnë jetën e banorëve dhe të sigurojnë zhvillim të qëndrueshëm në gjithë Kosovën, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Nëna e fëmijë, bujqësi, veri dhe ushtri. Këto kanë qenë kryefjalët e këtij mandati qeveritar: shumëfishim të armatimit për ushtri, 300 milionë euro mbështetje për 120 mijë fermerë, rend dhe ligj në veri, përkrahje dhe shtesa për herë të parë për fëmijët dhe nënat lehona.
Sepse politika duhet të flasë me vepra e jo me shfajësime e justifikime. Mandatin e ardhshëm 1 miliard euro do t’i ndajmë për prodhuesit vendor, 1 miliard euro për ushtri, 1 miliard euro çdo vit për investime kapitale, mbështetje për bujq e fermerë, dyfishim të shtesave për fëmijë dhe rritje të mbështetjes për nënat lehona.
Për Suharekën, nga ku e mbajtëm tubimin e sotëm, do ta ndërtojmë digën e liqenit akumulues të Dragaçinës, që qyteti e fshatrat e kësaj zone të kenë ujë cilësor për pije, për bujqësi e industri, duke nisur nga Samadraxha.
Siguri dhe begati, për Suharekën dhe krejt Kosovën. Mos lësho pe!
Burimi: botasot.info


