nga bastionet te koalicionet e papritura cfare po tregon balotazhi i ketij viti 690f2be0b3b72

Nga bastionet te koalicionet e papritura – çfarë po tregon balotazhi i këtij viti?

November 8, 2025
min lexim

Balotazhi i së dielës pritet të jetë një nga momentet më vendimtare të këtij cikli zgjedhor, pasi qytetarët në disa komuna të Kosovës do të përcaktojnë përfundimisht se kush do t’i udhëheqë për katër vitet e ardhshme.

Pas raundit të parë të zgjedhjeve lokale, ku u pa një garë e ngushtë dhe shpesh e paparashikueshme mes partive kryesore, raundi i dytë po shihet si testi përfundimtar i forcës së secilit subjekt politik në terren.

Në shumë komuna, balotazhi nuk do të jetë vetëm një garë mes kandidatëve për kryetarë, por edhe një matje reale e mbështetjes popullore që partitë gëzojnë pas disa vitesh qeverisjeje qendrore e lokale.

Në këtë rast, vëmendja më e madhe është përqendruar te te komunat e mëdha dhe tek ato të cilat tradicionalisht janë konsideruar bastione të caktuara partiake, si Peja, Mitrovica e madje edhe Prishtina.

Pikërisht këtu pritet të shihet nëse do të ketë ndërrim të prirjeve politike dhe nëse votuesit do të prishin “bastionet” e vjetra për t’i dhënë besimin forcave të reja. Gara në kryeqytet, në veçanti, po shihet si tregues i rëndësishëm për drejtimin politik që mund të marrë vendi në nivel më të gjerë, pasi Prishtina shpesh reflekton ndryshimet e përgjithshme të klimës politike në Kosovë

E në lidhje me atë se çka do ofrojë balotazhi për “Bota sot” folën njohësit e çështjeve politike.

Gacaferi: Unë besoj fortë që VV-GUXO do dalin pas balotazhit si parti fituese

E për këtë çështje për “Bota sot” foli Luan Gacaferi.

Ai parashikoi koalicionin LVV-Guxo si fitues pas balotazhit, madje ai përmendi edhe komunat të cilat mund t’i fitojnë.

Image

Luan Gacaferi.

“Unë besoj fortë që LVV GUXO do dalin pas balotazhit si parti fituese e me më së shumti komuna të fituara!

Mitrovica, Vushtrria, Fushë Kosova, Obiliqi, Gjilani dhe Prizreni do jenë nën qeverisjen e LVV’së”, tha ai.

Po ashtu, përmendi edhe komunat që ka ma pak gjasa që LVV t’i fitojë, e ndër to ishte edhe Peja.

Kurse për Vitinë, Gjakovën dhe Pejën nuk dijë se çka të them, e sidomos për Pejën do gëzohesha shumë nëse e merr LVV-ja

Derisa, edhe Vitia ka shanse të mira që ta merr LVV”, përfundoi Luan Gacaferi për “Bota sot”.

Zogaj; Balotazhet sivjet u bënë lojë qesharake

Ndërsa, analisti politik, Skënder Zogaj në prag të balotazhit shpërtheu me kritika ndaj partive politike dhe tha se ato kanë degjeneruar plotësisht.

Ai në bashkëbisedimin e tij me “Bota sot” u shpreh se, për pushtet, partitë e shesin moralin partiak dhe bëjnë lojë me militantizmin e votuesve të tyre.

Image

Skënder Zogaj

“Balotazhet sivjet u bënë lojë qesharake, që tregon se, partitë politike kanë degjeneruar plotësisht duke treguar se nuk kanë asnjë pikë identiteti konceptual dhe se, luftën për pushtet e kanë idealin kryesor. Për të marr një troh pushtet, e shesin moralin e familjes partiake dhe, këtë e bëjnë krye më vete të nominuarit nëpër komuna, të cilët e mbivotojnë qëllimin dhe qëndrimin e amës partiake! Ky është absurd! Si të shpjegohet fakti se, dy parti që konceptesh diametralisht të kundërta, për të fituar zgjedhjet në balotazh, harrojnë sharjet e fyerjet dhe vëllazërohen e bëjnë krushqi, duke i bërë qervish përcaktimet e votuesve! Kjo është mënyrë e keqe dhe ndyrë, është lojë më militantizmin e votuesve të cilët votojnë vizionet e jo qevishet e koalicione që përbuzim dinjitetin njerëzor dhe atdhetar, të shoqërisë demokratike”, shtjelloi ai.

Për këtë, analisti tha se balotazhi nxori në pah krizën politikë në vend dhe tregoi se pasojat po i vuajnë qytetarët.

“Pra, balotazhet sivjet përfundimisht e nxorën në shesh krizën politike të Kosovës, por edhe tjetërsimin shpirtëror të votuesve, të cilët janë bërë as mish as peshk, dhe hedhin vallen e marramendjes së kobshme të shpërfaqjes, duke u tallur me fatin e familjes, dhe të popullit të Kosovës, në çastet më delikate të historisë!”

Në fund, ai shtoi se koalicionet në këtë balotazh nuk bazohen në bashkëpunime parimore, për këtë është vështirë të dihet se kush fiton.

Mirëpo, ai mirëpriti ndryshimet në bastionet e caktuara të partive politike.

Si të këtilla ballotazhet që bazohen në bashkëpunime jo parimore, fitoret i kanë jo funksionale, ato nuk kënaqin, sepse kanë “erë sapuni”!

Në rrëmujën e jo principialiteteve të skajshme partiake është vështirë të dihet kush mund të fitojë, por e do reni që fituesit e rundit të parë do të duhej fitonin! Bastionet partiake nuk është e thënë se duhet të fitojnë gjithmonë! Ndryshimet në demokraci janë të shëndetshme” – përmbylli Skënder Zogaj për “Bota sot”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rekordi i radhes 690f2bd317114
Lajmi i mëparshëm

Rekordi i radhës

tentoi te vriste nje person duke e goditur me makine kapet pas 7 muajsh adoleshenti ne lezhe 690f2c841bb34
Lajmi i radhës

Tentoi të vriste një person duke e goditur me makinë, kapet pas 7 muajsh adoleshenti në Lezhë

Të fundit nga

ShkoLartë