nga ana ime nuk do te ndodhe brikena flet troc me mateon nese dal nga shtepia 69b6fed39d418

“Nga ana ime nuk do të ndodhë…”/ Brikena flet troç me Mateon: Nëse dal nga shtëpia…

March 15, 2026
min lexim

Brikena dhe Mateo kanë patur një bisedë të gjatë me njëri-tjetrin në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”. Banorja, e cila është në nominim kokë më kokë me Gimbon, i tha atij se nuk do të afrohet me të vetëm se është në televotim.

Ajo i tha se nëse publiku e mban brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, t’a mbajë për njeriun që është, e jo të thonë se u afrua më shumë me Mateon për shkak të nominimit.

Brikena shtoi se këto dy ditë do që t’i shijojë me të, ashtu siç kanë bërë deri tani. Madje ajo i tha se nëse del, do t’a presë jashtë që të njihen më mirë.

“Nuk bëj gjëra për nominim ose të afrohem me ty më shumë për nominim. Kështu që unë thjesht do të qëndroj vetvetja, do të qëndroj në mënyrë normale. E në qoftë se publiku do me më mbajt brenda, me më mbajt për personin që jam, jo me thënë njerëzit a kjo u afrua prej nominimit. Unë thjesht këto dy ditë kisha dashur normal me i shijuar edhe me ty, siç i kemi shijuar gjithmonë. Unë edhe me dalë jashtë të kam thënë se të pres jashtë. Sepse dua me të njohur si person, kam një pëlqim për ty. Por që nuk dua fare të bëj gjëra për nominim dhe ti rris gjërat për nominim, fare. Kjo gjë nuk do të ndodhë nga ana ime këto ditë”, i tha Brikena Mateos.

Ky i fundit e vlerësoi faktin që banorja nuk po bën asgjë më shumë në raportin e tyre vetëm për show dhe për famë.

“Ti se ke idenë sa e vlerësoj faktin që ti se bën këtë për show dhe për famë sado që nuk ta them. E vlerësoj që nuk e bëre dasmën për klikime. E vlerësoj që nuk më puth me i bërë qejfin publikut apo me qëndruar më shumë këtu”, iu drejtua Mateo-Brikenës.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

petrushevski protesta e lsm se per paga nje ngjarje politike e perkrahur nga lsdm 69b6fcf41a9fb
Lajmi i mëparshëm

Petrushevski: Protesta e LSM-së për paga, një ngjarje politike e përkrahur nga LSDM

Messenger creation 9D53D147 92EE 4417 B1C1 4B08DEEB3AC1
Lajmi i radhës

“Një fëmijë po gjykohet publikisht padrejtësisht – rasti po keqinterpretohet” – familja reagon për akuzat ndaj 15-vjeçarit nga Tetova

Të fundit nga

ShkoLartë