nga aksidenti i rende para pikes kufitare ne vermice lendohen tete persona 6a48d7167e134

Nga aksidenti i rëndë para pikës kufitare në Vërmicë, lëndohen tetë persona

July 4, 2026
1 minut lexim

Tetë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradë, rreth katër kilometra para Pikës Kufitare Vërmicë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi në një prononcim për Telegrafin bëri të ditur se policia është njoftuar për rastin në orën 08:10.

Në ora 08:10, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë (4 km para Pikës Kufitare Vërmicë). Në aksident janë përfshirë gjashtë automjete. Si pasojë e aksidentit, tetë persona kanë pësuar lëndime. Policia (Njësia e Autostradës) është duke u marrë me procedurat në vendngjarje“, deklaroi Krasniqi.

Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po zhvillojnë hetimet për të sqaruar rrethanat që çuan deri te aksidenti. 

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

trump me mesazh te forte per 4 korrikun amerika nuk do te behet kurre komuniste 6a48d2b505202
Lajmi i mëparshëm

Trump me mesazh të fortë për 4 Korrikun: Amerika nuk do të bëhet kurrë komuniste

ambasada e shba se ne tirane ndan urimin per 4 korrikun gezuar amerike 6a48d78f7de0a
Lajmi i radhës

Ambasada e SHBA-së në Tiranë ndan urimin për 4 Korrikun: Gëzuar Amerikë

Të fundit nga

ShkoLartë