nga 1 janari 2027 ulen komisionet per pagesat me karte ibrahimaj zbulon ndryshimet e reja 6af76ebcd61b0

“Nga 1 janari 2027, ulen komisionet për pagesat me kartë”, Ibrahimaj zbulon ndryshimet e reja

November 13, 2026
1 minut lexim

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ka njoftuar se nga 1 janari 2027 do të hyjnë në fuqi ndryshimet e parashikuara në Ligjin e ri të Pagesave, të cilat synojnë uljen e kostove të pagesave me kartë për bizneset dhe qytetarët.

Sipas ministres, ligji i ri parashikon kufizimin e komisionit ndërbankar në 0,2% për kartat e debitit dhe 0,3% për kartat e kreditit, në përputhje me standardet e Bashkimit Europian. Këto ndryshime pritet të ulin kostot e transaksioneve për tregtarët dhe të nxisin përdorimin e pagesave elektronike.

“Pagesat me kartë po bëhen më të lira për bizneset dhe më të lehta për qytetarët! Nga 1 janari 2027, me Ligjin e ri të Pagesave, komisioni ndërbankar kufizohet në 0,2% për kartat e debitit dhe 0,3% për kartat e kreditit, sipas standardeve të Bashkimit Europian, duke ulur kostot e transaksioneve deri në 1,3%”, deklaroi Ibrahimaj.

Një tjetër nismë që po zbatohet është programi “Cashless Albania”, përmes të cilit synohet zgjerimi i përdorimit të terminaleve POS në pikat e shitjes. Objektivi është që deri në dhjetor 2026, të gjithë tregtarët që u shërbejnë konsumatorëve të pajisen me këto pajisje, duke mundësuar pagesat me kartë.

“Përmes programit Cashless Albania, po zgjerojmë përdorimin e terminaleve POS, me qëllim që të gjithë tregtarët që u shërbejnë konsumatorëve të pajisen me këto pajisje deri në dhjetor 2026”, theksoi Ibrahimaj.

Sipas ministres, ulja e kostove për bizneset, lehtësimi dhe siguria e pagesave për qytetarët, si dhe zgjerimi i përdorimit të pagesave elektronike, janë pjesë e përpjekjeve për ndërtimin e një ekonomie më moderne dhe transparente.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pse macja juaj ju pret para deres se mbyllur ekspertet zbulojne gjashte arsyet 6af76e8ca8008
Lajmi i mëparshëm

Pse macja juaj ju pret para derës së mbyllur? Ekspertët zbulojnë gjashtë arsyet

von der leyen paralajmeron paketen e 22 te te sanksioneve ndaj rusise 6af76ec22db41
Lajmi i radhës

Von der Leyen paralajmëron paketën e 22-të të sanksioneve ndaj Rusisë

Të fundit nga

ShkoLartë