nga 1 gushti deri sot ne ora 10 permes pikes kufitare tabanoc ne maqedoni kane hyre 133 165 qytetare 688f73e9cfc9c

Nga 1 gushti deri sot në ora 10, përmes pikës kufitare “Tabanoc” në Maqedoni kanë hyrë 133.165 qytetarë

August 3, 2025
1 minut lexim

Jehona e sezonit turistik, fundjava festive, vizitat e mërgimtarëve, të cilët punojnë në vendet perëndimore, vërehen edhe nga të dhënat e sotme të Ministrisë së Punëve të Brendshme për hyrje dhe dalje nga shteti. Në vendkalimin më të frekuentuar kufitar “Tabanoc” në shtet nga 1 gushti e deri sot në ora 10, gjithsej kanë hyrë 133.165 qytetarë, ndërsa në periudhën e njëjtë kanë dalë 73.640 persona.

“Në vendkalimin kufitar ‘Tabanoc’ nga 1 gushti 2025 nga ora 10:00 e deri sot në ora 10:00 hyrje në shtet kanë realizuar 52.399, ndërsa dalje kanë realizuar 27.690 shtetas tanë. Lidhur me shtetasit e huaj, në periudhën e njëjtë në vendin tonë hyrje kanë realizuar 80.766 veta, ndërsa nga vendi i jonë kanë dalë 45.950”, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Nga MPB shtojnë se në funksion janë të gjitha kapacitetet njerëzore dhe teknike për të përshpejtuar fluksin e pasagjerëve, me zbatimin e kontrolleve të detyrueshme kufitare.

Një fluks pasagjerësh është regjistruar edhe në pikën kufitare “Bogorodicë” për në Greqi. Në periudhën e njëjtë (01.08.2025 nga ora 10:00 deri më 03.08.2025 në orën 10:00), kanë hyrë 29.959 udhëtarë, ndërsa kanë dalë 37.806.
“Në vend kanë hyrë 11.472, ndërsa kanë dalë 16.011 shtetas tanë. Sa i përket shtetasve të huaj, në të njëjtën periudhë, kanë hyrë 18.487, ndërsa kanë dalë 21.795”, informoi MPB.

Edhe në këtë vendkalim kufitar, MPB po ndërmerr të gjitha masat dhe janë vënë në funksion të gjitha kapacitetet njerëzore dhe teknike për të përshpejtuar fluksin e pasagjerëve, duke zbatuar kontrolle të detyrueshme kufitare.

MPB dhe institucione të tjera rregullisht i përkujtojnë shoferët të jenë të kujdesshëm, të respektojnë rregullat dhe rregulloret, të ngasin të pushuar mirë, të bëjnë pushime, të pinë lëngje dhe të sigurt të arrijnë në destinacionin e dëshiruar.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mustafa ademi thumbon bdi ne kur ishte koha te flisnit heshtet 688f73e6474a2
Lajmi i mëparshëm

Mustafa Ademi thumbon BDI-në: Kur ishte koha të flisnit, heshtët

ik se do vdesesh flet fermeri qe kallezoi per te shtena me arme zjarri prane baneses se tij 688f826d2a1d0
Lajmi i radhës

“Ik se do vdesësh”- Flet fermeri që kallëzoi për të shtëna me armë zjarri pranë banesës së tij

Të fundit nga

ShkoLartë