nexhmije pagarusha simbol i dashurise ndaj popullit 6986df3947ee4

Nexhmije Pagarusha, simbol i dashurisë ndaj popullit

February 7, 2026
1 minut lexim

Sot mbushen gjashtë vjet nga shkuarja në amshim e këngëtares Nexhmie Pagarusha, e njohur si Bilbili i Kosovës.

E lindur në maj 1933 në Malishevë, Nexhmie Pagarusha kishte filluar karrierën e saj muzikore në vitin 1948 në Radio Prishtinë. Më 1984 ajo përmbylli karrierën si këngëtare.

Zëri i saj karakteristik e shndërroi në një ikonë të papërsëritshme, bazuar në dhuntitë dhe talentin e saj të pakufishëm.

Përveç këngëtare ajo ishte edhe aktore filmi e teatri. Për vlerat e punës ajo është nderuar me çmimin “Nderi i Kombit” nga presidenca e Shqipërisë, ndërsa presidenca e Kosovës i ndau çmimin “Artiste e Merituar”.

Nexhmije Pagarusha, vdiq në moshën 86-vjeçare. Ajo la pas vetes plot pesë albume e 88 këngë, prej tyre më të njohurat “Baresha” dhe “Zambaku i Prizrenit”.

Ajo do të mbahet mend si një model referimi për brezat e rinj të artistëve, një yll i pashuar i muzikës shqiptare.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mos eshte shkru te mos jem e lumtur rrefimi i ndjere i elijones 6986a6f7946b4
Lajmi i mëparshëm

“Mos është shkru të mos jem e lumtur”, rrëfimi i ndjerë i Elijonës

tragjedi ne australine jugore cessna me nje motor rrezohet ne oqean tre te vdekur 6986e6922c51a
Lajmi i radhës

Tragjedi në Australinë Jugore, Cessna me një motor rrëzohet në oqean, tre të vdekur

Të fundit nga

Trepça ’89 përforcohet

Trepça ’89 e Mitrovicës pretendon rikthimin në elitën e futbollit të Kosovës. Mitrovicasit nuk rrijnë duarkryq, përforcojnë radhët me futbollistin Altin Ukiçi. Skuadra nga Mitrovica është në vend të katërt me 36
ShkoLartë