new york permbyset autobusi turistik me 50 pasagjere mes viktimave dhe femije 68a8ea84c3faf

New York/ Përmbyset autobusi turistik me 50 pasagjerë, mes viktimave dhe fëmijë

August 23, 2025
1 minut lexim

Një autobus turistik me rreth 50 pasagjerë, që udhëtonte nga ujëvarat e Niagarës drejt New York, ka pësuar një aksident tragjik këtë të premte, duke shkaktuar disa viktima dhe duke lënduar shumë të tjerë.- Advertisement –



Kreu i qarkut Erie, Mark Poloncarz, deklaroi në platformën X:

“Ka shumë lëndime të rënda dhe siç u njoftua nga Policia e Shtetit të Nju Jorkut, ka disa viktima.”

Policia e New York konfirmoi se kishte “disa viktima, disa persona të bllokuar dhe shumë të lënduar.” Autobusi po udhëtonte në drejtimin lindor të autostradës Interstate 90, midis daljeve 49 dhe 48A pranë Pembroke, afërsisht në mes të qyteteve Buffalo dhe Rochester. Zëdhënësi i policisë, James O’Callaghan, u tha gazetarëve:

“Për arsye ende të panjohura, mjeti humbi kontrollin, hyri në ndarësen e rrugës, u përpoq të korrigjonte kursin dhe përfundoi në një kanal anësor.”

Ai shtoi: “Në këtë moment, kemi disa viktima, disa persona të bllokuar dhe shumë të plagosur.”

O’Callaghan tha se shumica e turistëve ishin me origjinë indiane, kineze dhe filipinas.

Zyrtarët po përpiqen të sjellin përkthyes në vendin e ngjarjes për të ndihmuar të prekurit. Ndër viktimat kishte edhe fëmijë. O’Callaghan konfirmoi: “Ka disa persona të bllokuar dhe disa viktima, përfshirë fëmijë. Autoritetet njoftuan gjithashtu se një kamion i madh ishte i përfshirë në aksident, megjithatë numri i viktimave të lidhura me të ende nuk është konfirmuar.

Guvernatorja e New York, Kathy Hochul, e përshkroi aksidentin si “tragjik” në një postim në X. Ajo tha se ekipet e shpëtimit “po punojnë për të shpëtuar dhe ndihmuar të gjithë të përfshirët.”

Korsitë lindore të Interstate 90 janë ende të mbyllura dhe disa persona janë dërguar në spitale lokale. Hetimi sapo ka filluar dhe shkaku i aksidentit mbetet ende i panjohur. Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë autobusin të përmbysur në njërën anë, me shumë persona përreth. Zyrtarët u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin zonën ndërsa operacionet e emergjencës vazhdojnë.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pas takimit me trump ne alaske putin njofton se moska eshte ne bisedime me uashingtonin per projekte te perbashketa ne arktik 68a8e64de6bc4
Lajmi i mëparshëm

Pas takimit me Trump në Alaskë, Putin njofton se Moska është në bisedime me Uashingtonin për projekte të përbashkëta në Arktik

uran isamili vizita ne disa lagje qytetaret po i bashkohen thirrjes tone per prishtinen funksionale 68a8eb7212553
Lajmi i radhës

Uran Isamili vizita në disa lagje: Qytetarët po i bashkohen thirrjes tonë për Prishtinën funksionale

Të fundit nga

ShkoLartë