netflix sjell ne ekran jeten e aktorit matthew perry 6a997c7e4fa05

​Netflix sjell në ekran jetën e aktorit Matthew Perry

September 3, 2026
1 minut lexim

“The One About Matthew Perry” po vjen në Netflix, me një seri dokumentar trepjesësh që do të trajtojë gjithçka rreth jetës dhe karrierës së aktorit të dashur, Matthew Perry. Pritet që motra e tij, Mia Perry Bowick, do të jetë zëri kryesor i kësaj serie.

“Më ka marr kohë derisa u ndjeva gati për t’i ndarë këto kujtime dhe për të treguar se si ishte ta doje Matthew-n përmes gjithë kompleksitetit të jetës së tij, ta shihje si një person të plotë, jo thjesht si Chandler dhe jo vetëm si dikë që luftonte me varësinë,” tha Mia në një deklaratë, shkruajnë mediat ndërkombëtare.

Ajo u shpreh se ky serial mund t’u japë të gjithëve ata që e kanë dashur, qoftë personalisht apo nga larg, një vlerësim më të thellë për atë që ai ishte vërtet dhe për trashëgiminë që la pas.

Është konfirmuar se në dokumentar do të flasin dhe shumë bashkëpunëtorë dhe miq të afërm të të ndjerit, ku do të përfshihen edhe fotografi e video të pa publikuara nga arkivi privat i familjes.

Perry, i njohur më së miri si Chandler në serialin komedi ‘Friends’, u nda nga jeta papritmas tetorin e vitit 2023 në xhakuzin e shtëpisë së tij në Los Angeles, ndërsa autoritetet konstatuan se vdekja e tij u shkaktua nga efektet akute të ketaminës.

Sipas njoftimit të Netflix, dokumentari do ta ketë premierën më 27 tetor të këtij viti.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

lihtenshtajni drejt legalizimit te abortit parlamenti voton ngushte por princi kercenon me veto 6a997bb1673a7
Lajmi i mëparshëm

Lihtenshtajni drejt legalizimit të abortit? Parlamenti voton ngushtë, por princi kërcënon me veto

lsdm kerkon page minimale 600 euro filipce do te subvencionohen kontributet per kompanite 6a997f4f626ae
Lajmi i radhës

LSDM kërkon pagë minimale 600 euro! Filipçe: Do të subvencionohen kontributet për kompanitë

Të fundit nga

Kumanova kërkon simbolin e saj për 2026!

Komuna hap konkursin për suvenirin që do ta përfaqësojë qytetin Komuna e Kumanovës ka shpallur konkurs për përzgjedhjen e “Suvenirit të Komunës së Kumanovës për vitin 2026”, duke ftuar persona fizikë dhe
ShkoLartë