netanyahu nga jeruzalemi kjo toke eshte e jona nuk do kete nje shtet palestinez 68c34883b89a2

Netanyahu nga Jeruzalemi: Kjo tokë është e jona, nuk do ketë një shtet palestinez

September 12, 2025
1 minut lexim

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu përsëriti se “nuk do të ketë shtet palestinez” gjatë një ceremonie nënshkrimi për të çuar përpara një plan të diskutueshëm vendbanimi në Bregun Perëndimor të pushtuar.



“Ne do ta mbajmë premtimin tonë, nuk do të ketë shtet palestinez, kjo tokë na përket neve”, tha Netanyahu gjatë vizitës së tij në vendbanimin Maale Adumim, në lindje të Jerusalemit.

Plani E1 për ndërtimin e 3,400 shtëpive të kolonëve, i cili do të ndante Bregun Perëndimor të pushtuar dhe do ta shkëpuste atë nga Jerusalemi Lindor, u miratua muajin e kaluar nga qeveria izraelite, duke shkaktuar reagime nga Bashkimi Evropian dhe Kombet e Bashkuara.

Vendbanimi i Bregut Perëndimor, një territor palestinez që kufizohet me Jordaninë, ka vazhduar që nga viti 1967, nën të gjitha qeveritë izraelite, nga e majta në të djathtë. Ai u intensifikua nën Netanyahun, veçanërisht pasi filloi lufta në Rripin e Gazës në tetor 2023.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

green coast hotel mgallery collection fiton architectural highlight of the year 68c3475584b2a
Lajmi i mëparshëm

Green Coast Hotel-MGallery Collection fiton “Architectural Highlight of the Year”

muharremaj per bashkepunimin me qeverine smund te ankohem pervec sfides me kontraten kolektive 68c3496fb1b49
Lajmi i radhës

Muharremaj për bashkëpunimin me Qeverinë: S’mund të ankohem përveç sfidës me kontratën kolektive

Të fundit nga

ShkoLartë