netanyahu i reagon erdoganit jerusalemi eshte qyteti yne 68ca4a94aff47

Netanyahu i reagon Erdoganit: Jerusalemi është qyteti ynë

September 17, 2025
1 minut lexim

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka dhënë një deklaratë të fortë nga Jerusalemi, duke reaguar ndaj komenteve të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan lidhur me statusin e qytetit të shenjtë.

Gjatë një fjalimi të mbajtur të enjten, ai theksoi sovranitetin izraelit mbi Jerusalemin, duke e quajtur atë “qyteti ynë të përjetshëm”.

“Epo, ne jemi këtu. Kjo është qyteti ynë. Zoti Erdogan, nuk është qyteti juaj. Është qyteti ynë. Do të jetë gjithmonë qyteti ynë. Nuk do të ndahet më kurrë”, deklaroi lideri izraelit.

Deklarata e Netanyahut vjen në një kohë tensionesh të shtuara në Lindjen e Mesme, ku Jerusalemi mbetet një pikë kyçe për përplasjet diplomatike dhe fetare midis Izraelit dhe botës islame.

Erdogan ka qenë ndër zërat më të zëshëm që e kundërshton kontrollin e plotë izraelit mbi Jerusalemin, duke mbështetur aspiratat palestineze për pjesën lindore të qytetit.

Komentet e fundit të udhëheqësit izraelit pritet të shkaktojnë reagime të ashpra nga Ankaraja dhe vendet e tjera me shumicë myslimane, të cilat e shohin Jerusalemin Lindor si kryeqytetin e ardhshëm të një shteti palestinez. Zhvillimet pritet të ndikojnë më tej në marrëdhëniet izraelito-turke, të cilat kanë qenë të tensionuara në dekadën e fundit, pavarësisht përpjekjeve sporadike për normalizim.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vazhdon edhe sot deshmia ne hage e ish ndihmes sekretarit amerikan te shtetit james rubin 68ca498206c5b
Lajmi i mëparshëm

Vazhdon edhe sot dëshmia në Hagë e ish-ndihmës sekretarit amerikan të shtetit, James Rubin

raportimet per arrestimin e mozzik reagimi i getinjos 68ca52a7c290a
Lajmi i radhës

Raportimet për arrestimin e Mozzik, reagimi i Getinjos

Të fundit nga

ShkoLartë