Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se “fitorja” e Izraelit ndaj Iranit po krijon mundësi të reja për lirimin e pengjeve në Rripin e Gazës dhe për marrëveshje të mëtejshme paqeje me vende të rajonit.
Në një mesazh të regjistruar, të shpërndarë nga zyra e tij, Netanyahu tha:
“Pas kësaj fitoreje, po hapen shumë mundësi, dhe së pari, për lirimin e pengjeve.”
Ai shtoi se prioritet i qeverisë mbetet edhe shkatërrimi i Hamasit dhe zgjidhja përfundimtare e çështjes së Gazës, duke theksuar se beson se këto objektiva janë të arritshme.
Netanyahu përmendi gjithashtu mundësinë për të zgjeruar marrëveshjet e paqes në Lindjen e Mesme, duke kujtuar Marrëveshjet e Abrahamit të vitit 2020, kur Izraeli normalizoi marrëdhëniet me Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreinin dhe Marokun, me ndërmjetësimin e administratës Trump.
“Po hapen mundësi të mëdha rajonale,” tha Netanyahu, duke lënë të kuptohet se diplomacia e Izraelit është në një moment kyç pas tensioneve me Iranin.
Burimi: botasot.info