netanyahu e shkarkon keshilltarin per siguri kombetare tzachi hanegbi 68f86f13a08fe

Netanyahu e shkarkon këshilltarin për Siguri Kombëtare, Tzachi Hanegbi

October 22, 2025
1 minut lexim

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, të martën e zëvendësoi me efekt të menjëhershëm këshilltarin e tij për Siguri Kombëtare, Tzachi Hanegbi, pas raportimeve për mosmarrëveshje rreth politikave gjatë luftës në Gaza.

Si anëtar i vjetër e i lartë i partisë Likud dhe ministër që nga vitet e nëntëdhjeta, Hanegbi thuhet se e kishte kundërshtuar planin e Netanyahut për ta pushtuar qytetin Gaza gjatë verës si dhe sulmin e pasuksesshëm të muajit të kaluar kundër krerëve të Hamasit në Katar, shkruan gazeta “The Times of Israel”.

Gil Reich, i cili ishte zëvendës i Hanegbit, do të bëhet menjëherë drejtor në detyrë i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe këshilltar i Sigurisë Kombëtare. Para se ta merrte këtë post në vitin 2022, Reich kishte shërbyer si zëvendësdrejtor i Komisionit të Energjisë Bërthamore të Izraelit.

Netanyahu lëshoi një deklaratë në të cilën e falënderoi Hanegbin për shërbimin e tij dhe i dëshiroi “shumë sukses në përpjekjet e së ardhmes dhe shëndet të mirë”.

Në anën tjetër, Hanegbi paralajmëroi se lufta e nisur në tetorin e vitit 2023 nuk ka përfunduar ende. Ai e pranoi përgjegjësinë e vet për atë që e quajti “dështim të tmerrshëm të 7 tetorit” dhe tha se ngjarja duhet të hetohet plotësisht për t’u siguruar që të merren mësimet e nevojshme.

Hanegbi gjithashtu bëri thirrje për unitet brenda shoqërisë izraelite, duke e cilësuar këtë tipar si “thelbësor për ta garantuar përjetësinë e Izraelit”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

zbulohen emrat e viktimave ne durres 33 vjecari vrau te riun por u qellua edhe ai per vdekje 68f86ea37b0d2
Lajmi i mëparshëm

Zbulohen emrat e viktimave në Durrës/ 33-vjeçari vrau të riun, por u qëllua edhe ai për vdekje

moti me vranesira te ndryshueshme temperatura deri ne 19 grade 68f8885518ff4
Lajmi i radhës

Moti me vranësira të ndryshueshme, temperatura deri në 19 gradë

Të fundit nga

Giacomo Bonaventura tërhiqet nga futbolli

Mesfushori italian, Giacomo Bonaventura, ka vendosur t’i japë fund karrierës së tij si futbollist profesionist. Në moshën 36-vjeçare, ish-lojtari i Atalantës, Milanit dhe Fiorentinës njoftoi tërheqjen pas eksperiencës së fundit me Al‑Shabab
ShkoLartë