nesimi te pasurit blejne me shume banesa pa pasur nevoje familjet e varfra nuk mund te blejne as nje 6ac3782dba140

Nesimi: Të pasurit blejnë më shumë banesa pa pasur nevojë, familjet e varfra nuk mund të blejnë as një

October 5, 2026
1 minut lexim
florian

Nga agjencitë për shitblerjen e banesave në Maqedoni deklarojnë se ata qytetarë që janë më të pasur blejnë nga më shumë banesa, edhe pse për ato banesa nuk kanë nevojë as për të jetuar e as për t’i dhënë me qera.

Por statistikat për vitet e fundit tregojnë se shumica e banesave që po ndërtohen mbeten të zbrazura ndërsa çmimet vazhdojnë të rriten, ndërsa blerja e një banese bëhet gjithnjë më e vështirë për atë që ka nevojë për një banesë.
Pyetja paradoksale që parashtrohet është se a po ndërtohen gjithë ato ndërtesa që më pastaj të blehen nga ata që nuk kanë nevojë për to.
Dhe si e lejon shteti që shumica e banesave të shkojnë në duart e një numri të vogël njerëzish ndërsa familje të tëra mbeten pa banesa?
*Status facebook’u i analistit politik z.Florian Nesimi

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

qmk zjarre aktive ka ne rajonin e likoves 6ac376e166993
Lajmi i mëparshëm

QMK: Zjarre aktive ka në rajonin e Likovës

driton gojani zgjidhet kryesues i bordit te zrre se 6ac38eb2cfaf0
Lajmi i radhës

Driton Gojani zgjidhet kryesues i Bordit të ZRRE-së

Të fundit nga

ShkoLartë