neser zgjidhet kreu i ri i spak ambasada amerikane dumani vendosi standard per bashkepunim te forte kunder krimit shpresojme qe edhe pasardhesi 6939cd04a3025

Nesër zgjidhet kreu i ri i SPAK, ambasada amerikane: Dumani vendosi standard për bashkëpunim të fortë kundër krimit, shpresojmë që edhe pasardhësi…

December 10, 2025
1 minut lexim

Një ditë para zgjedhjes së kreut të ri të SPAK, zëvendësdrejtori i SHBA për Evropën Perëndimore dhe Qendrore, Lyn Debevoise ka vizituar Strukturën e Posaçme Antikorrupsion dhe kryeprokurorin Altin Dumani.

“Përballja me krimin ndërkombëtar kërkon një angazhim të përbashkët. Sot, Zëvendësdrejtori për Çështjet e Europës Perëndimore Qendrore Lyn Debevoise vizitoi SPAK-un për të shprehur vlerësimin e Shteteve të Bashkuara për punën e Kryeprokurorit të Posaçëm Altin Dumani me agjencitë amerikane të zbatimit të ligjit për t’u përballur me rrjetet e paligjshme që kërcënojnë sigurinë e Shteteve të Bashkuara dhe për të luftuar korrupsionin që pengon kompanitë dhe investitorët amerikanë. Përpjekjet e z. Dumani vendosën standardin për bashkëpunim të fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë kundër organizatave kriminale ndërkombëtare, i cili shpresojmë se do të vazhdojë me pasardhësin e tij.”


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

fitorja e dyte per beselidhjen 6939cc5478960
Lajmi i mëparshëm

Fitorja e dytë për Besëlidhjen

caktohet afati kohor i lansimit te samsung galaxy a07 5g galaxy a37 dhe galaxy a57 6939cd2da1354
Lajmi i radhës

Caktohet afati kohor i lansimit të Samsung Galaxy A07 5G, Galaxy A37 dhe Galaxy A57

Të fundit nga

ShkoLartë