neser regjim i vecante trafiku ne shkup 695c21398d0e3

Nesër regjim i veçantë trafiku në Shkup

January 5, 2026
1 minut lexim

Shkup, 5 janar – Nesër, me rastin e festës së madhe të krishterë Badniku, në territorin e qytetit të Shkupit do të mbahet “Manifestimi i Badnikut” në kuadër të “Procesioneve të Badnikut”, me itinerar lëvizjeje nga përpara ndërtesës komunale të Komunës së Kisella Vodës, përgjatë rrugës “Boris Trajkovski”, majtas në bulevardin “Maqedonia”, në vazhdim përgjatë rrugës “Shën Kirili dhe Metodi”, deri përpara Muzeut të Qytetit të Shkupit, pastaj në rrugën “Maqedonia” e më tej deri në sheshin “Maqedonia”, ku do të mbahet manifestimi qendror.

Për këto arsye, Njësia për Siguri në Trafikun Rrugor pranë Sektorit për Punë të Brendshme Shkup do të ndërmarrë masa për ridrejtimin e trafikut, si dhe masa për regjim të posaçëm të qarkullimit në rrugët ku do të lëvizin Procesionet e Badnikut dhe rreth objekteve fetare.

U bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë urdhrat dhe udhëzimet që do të jepen nga zyrtarët policorë të uniformuar, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

a ka patur problem me ligjin selin ka dy fjale per nje person familja ime ka nje burrneshe te drejtes sime do i 695c1c7433e86
Lajmi i mëparshëm

A ka patur problem me ligjin? Selin ka dy fjalë për një person: Familja ime ka një burrneshë, të drejtës sime do i…

kshz miratoi planin financiar dhe permbylli pergatitjet per zgjedhjet lokale te 11 janarit 695c229682cfb
Lajmi i radhës

KSHZ miratoi planin financiar dhe përmbylli përgatitjet për zgjedhjet lokale të 11 janarit

Të fundit nga

ShkoLartë