neser regjim i posacem i komunikacionit ne shkup 69a60a262d527

Nesër regjim i posaçëm i komunikacionit në Shkup

March 3, 2026
1 minut lexim

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se nesër në Shkup do të ketë regjim të posaçëm të komunikacionit, kjo për shkak siç thonë nga MPB për shkak të vizitës zyrtare në Maqedoninë e Veriut, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rute.

“Më 03.03.2026 (e martë), Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, SH.T. z. Mark Rute, do të qëndrojë për një vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Për shkak të vizitës, Njësiti për Siguri në Trafikun Rrugor do të marrë masa për vendosjen e një regjimi të posaçëm trafiku në zonën qendrore të qytetit të Shkupit.

SPB Shkup u bën thirrje të gjithë qytetarëve pjesëmarrës në trafik që të respektojnë urdhrat dhe udhëzimet e dhëna nga nëpunësit policorë, me qëllim të mbarëvajtjes së sigurt dhe të pandërprerë të trafikut”, bëjnë të ditur nga MPB.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

peci ngushellon familjet per vdekjen e dy te rinjve mitrovicas ne itali 69a5e2af520c6
Lajmi i mëparshëm

Peci ngushëllon familjet për vdekjen e dy të rinjve mitrovicas në Itali

mesatarisht afer 680 denime ne dite regjistrohen nga safe city 69a610a3720e6
Lajmi i radhës

Mesatarisht afër 680 dënime në ditë regjistrohen nga “Safe City”

Të fundit nga

ShkoLartë