neser proteste para cimentores usje ambientalistet kerkojne mbylljen e fabrikes se cimentos 696fc50a86120

Nesër protestë para çimentores “USJE”! Ambientalistët kërkojnë mbylljen e fabrikës së çimentos

January 20, 2026
min lexim

Shkup, 20 janar – Nesër në 18.00 serish do të ketë protestë para fabrikës së çimentos USJE në Shkup. Iniciativa “Stop Usje” paralajmëroi bllokimin e udhëkryqit të dy bulevardeve para kësaj fabrike, për të ngritur zërin kundër ndotjes së ajrit. Ambientalisti Aleksandar Todeski iu bën thirrje qytetarëve për pjesëmarrje masive, duke thënë se heshtja vret më shumë se ajri i ndotur. Nga kjo nismë pretendojnë se ndër ndotësit më të mëdhenj në kryeqytet është edhe fabrika e çimentos e gjendur në mes në vendbanimit të mbipopulluar në Shkup.

“Çdoherë kur caktojmë protestë apo kur mbahet protestë, ‘Cementara USJE’ dërgon kumtesë ku thotë se nuk është ndotës dhe se ajrin e ndotim ne qytetarët. Përgjigja jonë është se e dimë që sërish do ta bëjnë të njëjtën dhe pyesim: Kush që vet e bën matjen e cilësisë së ajrit do të thoshte për veti se është ndotësi?! E kush ndot ajrin e dimë dhe e ndjejmë të gjithë, ne nuk besojmë në matjet tuaja prandaj duhet të plotësohen kërkesat tona. Atë që mund ta them se me forca të përbashkëta mund të bëjmë mbikëqyrje të USJE-s dhe ndotjen që e shkakton kjo fabrikë e çimentos”, tha Aleksandar Todeski, iniciativa “Stop USJE” .

Sipas lejes ekologjike A-të integruar, grimcat e ndaluara PM-2,5 dhe PM-10 janë mbi pragun e lejuar shpesh herë, por që sipas tyre kjo mohohet nga kompania duke u hedhur fajin amvisërive e makinave.

Nga kompania “Titan USJE” përmes një kumtese thonë se akuzat e kësaj nisme janë të pabazuara në argumente dhe të anshme kundër kompanisë së tyre. Ata mohojnë të jenë ndotësit e ajrit në Shkup.

“Kompania zbaton praktikat më të mira të disponueshme në prodhim dhe përdor teknologji identike me kompanitë më të mira në industrinë e çimentos në Bashkimin Evropian. Ne i kuptojmë plotësisht shqetësimet në lidhje me cilësinë e ajrit në Shkup, por besojmë se sulmet ndaj veprimtarisë sonë, të cilat nuk bazohen në argumente dhe të dhëna, janë të pasakta dhe të anshme, dhe në të njëjtën kohë nuk kontribuojnë në gjetjen e zgjidhje të vërtetë.”

Nga kjo nismë thonë se shteti nuk kryen matje të cilësisë së ajrit në këtë zonë, por që të dhënat i marrin nga kjo kompani private duke i marrë si të mirëqena. Todeski tha se dobësitë institucionale ekologjike kanë bërë të përfitojnë oligarkët me 30% profit në këtë rast, në dëm të shëndetit vital të qytetarëve. Kërkesa e tyre është që stacioni matës i ajrit tek USJE të vendosur nga Komuna Kisella Vodë më 2023 të filloj me matjet e vazhdueshme 24/7 dhe publikimi i të dhënave të tyre në mënyrë transparente.

Ndërkohë, në fillim të muajit janar, Inspektorati i Mjedisit Jetësor dhe Qeveria mbajtën një konferencë të përbashkët për shtyp, ku deklaruan se as dy kontrollet e rregullta dhe as katër kontrollet e jashtëzakonshme dhe të paparalajmëruara të fabrikës së çimentos TITAN Usje, të kryera nga institucionet kompetente shtetërore dhe lokale, nuk kanë konstatuar se kjo fabrikë ndikon në rritje më të madhe të ndotjes së ajrit në Shkup.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

bilanci i trump nje vit nga betimi si president i 47 i shba 696fc4c8d3ebc
Lajmi i mëparshëm

Bilanci i Trump, një vit nga betimi si President i 47 i SHBA

policia e mitrovices nis fushate kunder dhunes ne familje 696fc5b1cd228
Lajmi i radhës

Policia e Mitrovicës nis fushatë kundër dhunës në familje

Të fundit nga

Shkëndija e Haraçinës me lajme të mira

Skuadra e Shkëndijës së Haraçinës mobilizohet në secilën aspekt për pjesën e dytë të kampionatit të Ligës së Dytë të Maqedonisë së Veriut. Nënkampion vjeshtor jep lajme të mira për tifozët e
ShkoLartë