neser proteste ne kufirin kosove serbi mpjd keshillon qytetaret te perdorin rruge alternative 69b464e3d096f

Nesër protestë në kufirin Kosovë-Serbi, MPJD këshillon qytetarët të përdorin rrugë alternative

March 13, 2026
1 minut lexim

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës njofton qytetarët se nesër, më 14 mars 2026, është paralajmëruar mbajtja e një proteste në pikën kufitare Jarinje, në territorin e Serbisë.

Sipas njoftimit, rruga pritet të bllokohet për rreth dy orë, nga ora 16:00 deri në 18:00.

Qytetarët që planifikojnë të udhëtojnë drejt vendlindjes ose të kalojnë tranzit përmes këtij segmenti rrugor, këshillohen të planifikojnë lëvizjet me kohë dhe të përdorin rrugë alternative për të shmangur pritjet e gjata dhe vonesat.

“Qytetarët e Republikës së Kosovës që kanë planifikuar të udhëtojnë drejt vendlindjes apo të kalojnë tranzit nëpër këtë segment rrugor, këshillohen që të planifikojnë me kohë lëvizjet e tyre dhe, me qëllim të shmangies së pritjeve të gjata, vonesave apo pengesave eventuale në qarkullim, të shfrytëzojnë rrugë alternative”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Ministria njofton se do të vazhdojë të monitorojë situatën dhe do të informojë qytetarët për çdo zhvillim të ri. Për informacion shtesë, qytetarët mund të kontaktojnë Qendrën Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) në numrat:
+383 (0)45 198 000
+383 (0)45 198 606
ose në numrin pa pagesë 0800 50095.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

rama si lavatrice e pastrimit te parave gazetari apartamenti 430 mije euro i linda rames a eshte pastrim parash 69b4646c19a6e
Lajmi i mëparshëm

Rama si ‘lavatriçe’ e pastrimit të parave/ Gazetari: Apartamenti 430 mijë euro i Linda Ramës, a është pastrim parash?

Të fundit nga

ShkoLartë