neser perkujtohet 27 vjetori i masakres se recakut 69680dff2ccc7

Nesër përkujtohet 27-vjetori i Masakrës së Reçakut

January 14, 2026
min lexim

Kosova shënon nesër 27-vjetorin e Masakrës së Reçakut, ku më 15 janar 1999, në këtë fshat forcat serbe vranë 45 civilë shqiptarë. Me këtë rast do të organizohen aktivitete përkujtimore me rastin e 27-vjetorit të Masakrës së Reçakut.

Ceremonitë zhvillohen nën patronatin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, kryetarit të Kuvendit, Dimal Basha, kryeministrit Albin Kurti, kryetarit të Komunës së Shtimes, Dr. Qemajl Aliu, dhe Shoqatave të Dalura nga Lufta.

Aktivitetet përfshijnë:

09:00 – Homazhe nga niveli komunal në varrezat e dëshmorëve në Shtime, Mollopolc dhe Reçak;

Më 15 janar 1999, në fshatin Reçak u vranë e u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur.

Ish-shefi i misionit vëzhgues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William Walker, e pati cilësuar Masakrën në Reçak si krim kundër njerëzimit.

Në orët e hershme të mëngjesit të 15 janarit Reçaku u zgjua i rrethuar. Sipas dëshmitarëve, rreth orës 6:30 forcat serbe me artileri të rëndë kanë filluar të bombardojnë fshatin. Pas ndërprerjes së bombardimeve, forcat serbe janë futur në fshat dhe kanë filluar bastisjet.

Masakra në Reçak tmerroi botën dhe zgjoi ndërgjegjen e diplomacisë botërore duke u mobilizuar për Kosovën. 

Tmerret e shkaktuara në fshatin Reçak sollën në vëmendje të gjithë botën e civilizuar dhe shpalosi të vërtetën rreth planit gjenocidal të ish-kriminelit Sllobodan Millosheviq.

Pas Reçakut, çështja e Kosovës do të jetë në një konferencë ndërkombëtare në Rambuje e në Paris, mossuksesi i të cilës do të ndikonte në ndërhyrjen e NATO-së kundër forcave ushtarake serbe, largimin e tyre nga Kosova dhe vendosjen e administratës ndërkombëtare në Kosovë.

Reçaku atëbotë kishte zënë vend në mediat dhe kancelaritë e shteteve më me ndikim në botë. Ish-sekretarja e Shtetit, Madeleine Albright, e kishte dëgjuar lajmin dhe ishte zgjuar me ankth se ç’do t’i sillnin orët në vijim Kosovës.

10:30 – Homazhe nga krerët e shtetit në Kompleksin Memorial në Reçak;

12:00 – Akademi përkujtimore në Shtëpinë e Kulturës, Shtime;

13:00 – Ekspozitë tradicionale “Çmimi William Walker 2026” në Shtëpinë e Kulturës, Shtime;

15:00 – Finalja në futboll të vogël e Turneut Memorial “Ditët e Reçakut” në fushën sportive “Arbëri”, Reçak.

Nxënësit në të gjitha shkollat e Kosovës do të zhvillojnë orën e parë mësimore kushtuar Masakrës së Reçakut.

Image

Aktivitetet

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

amerikanet rikthehen ne hene pas 53 vitesh nasa cakton daten e misionit artemis ii 69680dd0a821b
Lajmi i mëparshëm

Amerikanët rikthehen në Hënë pas 53 vitesh, NASA cakton datën e misionit Artemis II

ambasada britanike ne teheran mbyllet perkohesisht 69680e151426a
Lajmi i radhës

Ambasada Britanike në Teheran mbyllet përkohësisht

Të fundit nga

Ngjarjet e datës 15 janar

Me rastin e 27 vjetorit të Masakrës së Reçakut, nën patronatin e Presidentes , Vjosa Osmani, Kryetarit të Kuvendit, Dimal Basha, Kryeministrit në detyrë Albin Kurti, Kryetarit të Komunës së Shtimes, Qemajl
ShkoLartë