neser me diell temperaturat ne rritje ne fundjave deri ne 20c 690123d056a60

Nesër me diell, temperaturat në rritje – në fundjavë deri në 20C

October 28, 2025
1 minut lexim

Kushtet më stabile që po fuqizohen në vend, favorizojnë mot të kthjellët dhe kryesisht me diell ditën e mërkurë. Orëve të mëngjesit përgjatë ultësirave shfaqen kushte për formim të mjegullës apo mjegullinës.

Temperaturat në mëngjes zbresin deri në 1C e 4C, ndërsa ditën temperaturat maksimale shënojnë rritje deri në 15C e 18C. Frynë erë e lehtë jugore 2-5m/s.

Ditëve të fundit të tetorit, me kalimin në nëntor, shfaqen kushte të motit më të qëndrueshëm në vend. Të enjten kalojnë më shpesh vransira, por mbetet thatë. Duke shkuar në fundjavë parashihet të ketë më shumë kthjellime e intervale të gjata me diell.

Orëve të mëngjesit përgjatë ultësirave formohen shtresa mjegulle, që deri nga mesdita më pas shpërndahen. Temperaturat shënojnë rritje deri në 20C në fundjavë. Minimalet luhaten ndërmjet 3C e 6C. Erërat frynë kryesisht të lehta drejtimesh të ndryshme 1-5m/s.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pamje nga uragani me i fuqishme qe ka goditur ndonjehere
Lajmi i mëparshëm

Pamje nga uragani më i fuqishme që ka goditur ndonjëherë Xhamajkën

luana vjollca terbon rrjetin me fotot e reja 690124f536f18
Lajmi i radhës

Luana Vjollca “tërbon” rrjetin me fotot e reja

Të fundit nga

ShkoLartë