neser kfor i behet me komandant te ri 68ded4f17d6cf

​Nesër KFOR-i bëhet me komandant të ri

October 2, 2025
1 minut lexim

Inaugurimi simbolik i mburojës dhe ngritja e flamurit të KFOR XXX u mbajtën sot, në Shtabin e KFOR-it në Kampin Film City Prishtinë, për të shënuar vazhdimësinë e misionit të udhëhequr nga NATO në Kosovë.

Eventi u zhvillua në sheshin Sir Michael Jackson, i emëruar sipas komandantit të parë të KFOR-it në prag të ceremonisë së ndërrimit të Komandës më 3 tetor 2025.

Komandanti i KFOR 29, gjeneral Major Enrico Barduani, dhe komandanti i KFOR 30, gjeneral major Ozkan Ulutash, kryesuan procedurat.

Kjo është një traditë e gjatë në historinë e KFOR-it, e cila ilustron tranzicionin midis dy komandantëve të këtij misioni dhe dëshmon përkushtimin dhe udhëheqjen e komandantit në largim dhe gatishmërinë e komandantit të ardhshëm për të marrë përgjegjësi të reja, raporton KosovaPress.

Gjithashtu simbolizon trashëgiminë dhe angazhimin e palëkundur të KFOR-it për të vazhduar të kontribuojë në sigurinë e qëndrueshme në Kosovë dhe në stabilitetin rajonal, për të mirën e të gjitha komuniteteve.

KFOR-i është misioni më i gjatë i NATO-s dhe aktualisht më i madhi në historinë e Aleancës Atlantike. Ai mbetet plotësisht i përkushtuar për të ruajtur një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe për të siguruar lirinë e lëvizjes, në përputhje me mandatin e tij.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

belgjika favorite 68ded4ef46a80
Lajmi i mëparshëm

Belgjika favorite

samsung do te mundesoje zbulimin e problemeve kardiovaskulare nepermjet ores inteligjente 68ded5b0d616a
Lajmi i radhës

Samsung do të mundësojë zbulimin e problemeve kardiovaskulare nëpërmjet orës inteligjente

Të fundit nga

Tërmet 5.2 ballë godet Turqinë, epiqendra pranë Demirçit

Një tërmet me magnitudë 5.2 ballë të shkallës Rihter është regjistruar gjatë orëve të mbrëmjes në Turqi. Sipas Qendrës Evropiane-Mesdhetare të Sizmologjisë (EMSC), lëkundja sizmike është regjistruar rreth 20 kilometra në veriperëndim të

Limuzina e së ardhmes me frymëzim nga vitet 30

Në të ardhmen, personazhe të shquar, drejtues ekzekutivë dhe politikanë mund të udhëtojnë me shoferë në diçka të quajtur Aznom L’Epoque. I krijuar nga kompania e dizajnit Aznom me seli në Monza
ShkoLartë