neser hyn ne fuqi regjimi veror i trafikut kufizime per automjetet e renda 6a437a9056c44

Nesër hyn në fuqi regjimi veror i trafikut, kufizime për automjetet e rënda

June 30, 2026
min lexim
Punime ne rruge

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë të thata. Intensiteti i trafikut jashtë zonave urbane është mesatar. Në pikat kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi, njofton LAMM në raportin e mëngjesit për gjendjen e rrugëve.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës rrugore dhe drejtimin me kujdes të automjeteve, veçanërisht në rrugët që kalojnë nëpër lugina, gryka lumenjsh dhe kanione, ku ekziston mundësia e rënies së gurëve. Kjo vlen sidomos për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Nga nesër deri më 31 gusht, në rrugët shtetërore do të zbatohet regjimi veror i trafikut, me të cilin ndalohet qarkullimi i automjeteve të rënda të mallrave me masë totale mbi 15 tonë gjatë fundjavave dhe në ditët me temperatura jashtëzakonisht të larta.

Orari i ndalimit është:

E premte: nga ora 17:00 deri në 22:00;
E shtunë: nga ora 09:00 deri në 18:00;
E diel: nga ora 09:00 deri në 22:00.
Në ditët me temperatura ekstreme, të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë, ndalimi do të vlejë edhe nga e hëna deri të enjten, në periudhën 11:00–17:00.

Ky kufizim nuk vlen për automjetet që transportojnë kafshë të gjalla, lule, ndihmë humanitare, grurë dhe kultura drithërore, mallra që prishen shpejt, naftë dhe derivate të saj, materiale të rrezikshme, si dhe për automjetet e kompanive që kanë kontrata për realizimin e projekteve në rrugët shtetërore me Ndërmarrjen Publike për Rrugët Shtetërore.

Sipas LAMM, në rrugën magjistrale A2, në aksin Shkup – Ohër – Shkup (me vlefshmëri deri më 1 shtator), ndalohet qarkullimi i automjeteve të rënda me masë mbi 7.5 tonë gjatë fundjavave, sipas këtij orari:

E premte: 15:00–22:00;
E shtunë: 07:00–12:00 dhe 18:00–24:00;
E diel: 07:00–22:00.
“Ky regjim i veçantë i trafikut vendoset gjatë sezonit veror për të shmangur bllokimet në aksin drejt destinacionit më të vizituar turistik në Maqedoninë e Veriut, për të ulur pritjet në pikat e pagesës së rrugës dhe për të mundësuar qarkullim më të shpejtë të automjeteve dhe lëvizje të papenguar të turistëve. Kufizimi nuk vlen për automjetet që transportojnë kafshë të gjalla, lule, ndihmë humanitare, grurë dhe kultura drithërore, si dhe mallra që prishen shpejt”, thuhet në njoftimin e LAMM.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

olivia attwood mahnit ne ibiza me nje fustan qe terhoqi gjithe vemendjen 6a43769c3dd44
Lajmi i mëparshëm

Olivia Attwood mahnit në Ibiza me një fustan që tërhoqi gjithë vëmendjen

shefi i obsh per evropen nxehtesia ekstreme te trajtohet si nje krize shendetesore 6a438c8a5e500
Lajmi i radhës

Shefi i OBSH për Evropën: Nxehtësia ekstreme të trajtohet si një krizë shëndetësore

Të fundit nga

ShkoLartë