neser fillon viti i ri shkollor nagavci jane kryer mbi 70 te pagesave 68b4c8f200b8d

Nesër fillon viti i ri shkollor, Nagavci: Janë kryer mbi 70% të pagesave

September 1, 2025
1 minut lexim

Nesër në të gjitha shkollat e Kosovës do të fillojë procesi mësimor 2025/2026. Se a janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për nisjen e procesit mësimor, ka folur në një deklaratë për RTK-në, ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci.

Nesër fillon zyrtarisht viti i ri shkollor. Për herë të parë në bankat shkollore do të ulen edhe nxënësit e klasave të para, të cilët nisin udhëtimin e tyre në botën e dijes.

Nga MASHT bëjnë të ditur se gjithçka është gati për një proces të mbarë mësimor.

“Si Ministri e Arsimit i kemi bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për fillimin e mbarë të vitit shkollor, dhe raportimet nga komunat tregojnë se punët po ecin mirë”, tha Arbërie Nagavci, ministre në detyrë e Arsimit.

Ministrja Nagavci tha se tashmë janë kryer edhe pagesat e para për subvencionimin e teksteve shkollore.

“Sa i përket furnizimit me tekste dhe mjete mësimore, janë mbi 180 mijë prindër apo kujdestarë të cilët kanë aplikuar. Deri tani është realizuar pagesa e mbi 70% të tyre, apo më shumë se 9 milionë euro”, shtoi ajo.

Nagavci theksoi se procesi i aplikimit mbetet i hapur, në mënyrë që të sigurohet përfshirja e të gjithë nxënësve, me qëllim që asnjë prej tyre të mos mbetet pa tekste dhe materiale mësimore për vitin e ri shkollor. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

merz lufta ne ukraine do te zgjase shume 68b4c8022413f
Lajmi i mëparshëm

Merz: Lufta në Ukrainë do të zgjasë shumë

ashley roberts rrezikon te behet skandal me bikini dhe fustan te paqendrueshem 68b4ca13a2219
Lajmi i radhës

Ashley Roberts rrezikon të bëhet skandal me bikini dhe fustan të paqëndrueshëm

Të fundit nga

ShkoLartë