neser drejtesia vendos per valon aliun qe vrau ish bashkeshorten e tij erona coklin dhe plagosi vellain e saj ne qps 69cf184058d68

Nesër drejtësia vendos për Valon Aliun, që vrau ish-bashkëshorten e tij Erona Coklin dhe plagosi vëllain e saj në QPS

April 3, 2026
1 minut lexim

Nesër, e premte, më 3 prill, në Gjykatën Themelore në Ferizaj do të shpallet aktgjykimi për të akuzuarin Valon Aliu, i dyshuar për vrasjen e rëndë të ish-bashkëshortes së tij. Seanca është caktuar të nisë në orën 11:00.

Rasti lidhet me ngjarjen tragjike që ndodhi më 12 prill 2024, e cila tronditi vendin dhe veçanërisht familjen Cokli nga Ferizaji.

Sipas aktakuzës, Aliu, 36 vjeç, vrau me armë zjarri ish-bashkëshorten e tij, Eronën, brenda zyrës së punëtores sociale gjatë një takimi që po zhvillohej në ambientet e institucioneve sociale.

Gjatë incidentit, viktima ishte e shoqëruar nga vëllai 15-vjeçar dhe punëtorja sociale. Sipas deklarimeve të të dyshuarit, gjatë një fjalosjeje me ish-bashkëshorten, ai nxori armën nga brezi dhe qëlloi në drejtim të saj dhe të vëllait të saj. Si pasojë, Aliu vrau ish-bashkëshorten dhe plagosi rëndë djalin 15-vjeçar.

Shqyrtimi i aktgjykimit të nesërm pritet të japë vendimin për këtë rast që tronditi qytetin e Ferizajt dhe opinionin publik në Kosovë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

perleshje ne burgun e idrizoves nje i burgosur perfundon ne spital 69cee9ed2ce7f
Lajmi i mëparshëm

Përleshje në Burgun e Idrizovës, një i burgosur përfundon në spital

Të fundit nga

ShkoLartë