neser bllokohet rruga nga xhon kenedi deri te rrethrrotullimi ne cair 6a849f60e680f

Nesër bllokohet rruga nga Xhon Kenedi deri te rrethrrotullimi në Çair

August 18, 2026
1 minut lexim

Komuna e Çairit ka njoftuar se nesër do të mbyllet për qarkullim një segment rrugor për shkak të fillimit të punimeve për gërryerjen e asfaltit.

Segmenti nga Bulevardi “Xhon Kenedi” deri te rrethrrotullimi do të jetë i mbyllur për automjetet në të dy drejtimet, duke filluar nga ora 08:00.

“Nesër, segmenti rrugor nga Bulevardi ‘Xhon Kenedi’ deri te rrethrrotullimi do të jetë i mbyllur për qarkullimin e automjeteve në të dy drejtimet, duke filluar nga ora 08:00, për shkak të fillimit të punimeve për gërryerjen e asfaltit.

Lusim qytetarët që të mos parkojnë automjetet përgjatë këtij segmenti, ndërsa pjesëmarrësit në komunikacion të shfrytëzojnë rrugë alternative deri në përfundimin e punimeve. Faleminderit për mirëkuptimin”, thuhet në njoftimin e Komunës së Çairit.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

brian hickerson flet per ndarjen nga hayden panettiere ne intervisten e fundit para vdekjes se aktores 6a849cbf7e858
Lajmi i mëparshëm

Brian Hickerson flet për ndarjen nga Hayden Panettiere në intervistën e fundit para vdekjes së aktores

mpb 166 kembesore te sanksionuar ne kontrollet rrugore ne gjithe vendin 6a84a0aea6805
Lajmi i radhës

MPB: 166 këmbësorë të sanksionuar në kontrollet rrugore në gjithë vendin

Të fundit nga

ShkoLartë