nese komplimentet te vene ne siklet me siguri ke ca nga keto defekte 68f3857aa6595

Nëse komplimentet të vënë në siklet, me siguri ke ca nga këto defekte

October 18, 2025
min lexim

Jo të gjithë dinë si të reagojnë kur dëgjojnë diçka të mirë për veten. Një kompliment i thjeshtë për veshjen, buzëqeshjen apo një punim tëndim, mund të shkaktojë një ndjesi jo të këndshme, sikur po ekspozohesh. Për shumë njerëz, është më e lehtë të bëjnë një batutë, ta kthejnë në shaka ose ta minimizojnë momentin me ndonjë koment vetëvlerësues.

Nëse komplimentet të krijojnë siklet, ndoshta këto janë disa nga arsyet pse:

1. Ke vështirësi me vetëvlerësimin

Nëse mendon shpesh se “nuk je mjaftueshëm”, komplimentet thjesht nuk përputhen me mendimin që ke për veten. Në vend që t’i pranosh, i shmang me një “E po, thjesht kam fat…” ose “Ka njerëz më të mirë se unë”.

2. Je rritur me kritika të vazhdueshme

Nëse komplimentet ishin të rralla dhe kritikat ishin standard në shtëpinë ku je rritur, atëherë çdo fjalë e mirë mund të tingëllojë si një mashtrim ose si një hyrje për të thënë më pas “por…”. Edhe sot, ndoshta e ke më të lehtë të pranosh gabimet sesa lavdërimet.

3. Mendon se njerëzit thjesht janë të sjellshëm (jo të sinqertë)

Nuk është se nuk dëshiron të vlerësohesh, por kur dikush të thotë diçka të bukur, mendon: “Kushedi pse ma tha këtë, ndoshta nuk e mendonte vërtet”. Duket sikur komplimentet janë më shumë formale se të sinqerta dhe kështu, nuk ndihesh mirë t’i pranosh.

4. Të duket sikur u detyrohesh diçka

Sapo dikush të thotë diçka pozitive, ndihesh në borxh. Të duket sikur duhet t’ia kthesh patjetër ose ta kompensosh në një formë tjetër. Në vend që ta shijosh momentin, mendon: “Tani çfarë duhet të them unë?”

5. Vuan nga sindroma e imposterit

Ti ndoshta ke arritur shumë, por mendon se gjithçka është rastësi, jo rezultat i aftësive të tua. Kur dikush të komplimenton, zëri i brendshëm thotë: “Nuk e meritoj, nuk është për mua ky sukses.”

6. Nuk ndihesh rehat me ndjeshmërinë emocionale

Të ndihesh i/e vëzhguar ose i/e ekspozuar për diçka të bukur te vetja, mund të të ngjallë pasiguri. Pranimi i komplimentit kërkon një nivel hapjeje emocionale që ti ndoshta nuk je mësuar ta japësh lehtësisht.

7. Urren vëmendjen

Nuk e duron kur njerëzit fokusohen tek ti. Je mësuar të jesh “prapa skenave”, dhe çdo lloj vëmendjeje pozitive të ngjan si një reflektor i pakëndshëm. 

8. Nuk ke besim që komplimentet zgjasin

Ke përjetuar situata kur një herë të lavdëruan dhe pas pak të kritikuan. Kështu që, komplimentet sot i merr me rezerva sepse je mësuar që fjala e mirë të pasohet nga një zhgënjim.

9. Nuk je mësuar të marrësh (vetëm të japësh)

Je mjeshtër/re për t’i komplimentuar të tjerët, por e ke thuajse të pamundur ta lejosh veten të marrë fjalë të mira. Ndoshta sepse askush nuk të mësoi si të presësh dashamirësi pa e kthyer menjëherë.

10. Je krahasuar gjithmonë me të tjerët

Nëse gjatë gjithë jetës je krahasuar me motra, vëllezër, shoqe të shkëlqyera apo kushërinj “perfektë”, komplimentet tingëllojnë të pabesueshme. Nuk ndihesh fitues/e, ndihesh si “versioni më pak i mirë”.

11. Thjesht nuk je mësuar me mirësi

Thjesht nuk je rritur në një ambient ku mirësia dhe vlerësimi ishin të zakonshme. Kur dikush të trajton me dashamirësi, trupi dhe mendja reagojnë si ndaj një rreziku, jo si ndaj një përkëdheljeje.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

testi qe zbulon 50 tumore galleri po zhvillohet ne shba rezultate te jashtezakonshme tek 25 mije persona 68f37d78d9787
Lajmi i mëparshëm

Testi që zbulon 50 tumore/ “Galleri” po zhvillohet në SHBA, rezultate të jashtëzakonshme tek 25 mijë persona

fluturime te reja nga fundi i tetorit shkupi dhe ohri lidhen me 10 qytete evropiane 68f38ef50422a
Lajmi i radhës

Fluturime të reja nga fundi i tetorit: Shkupi dhe Ohri lidhen me 10 qytete evropiane

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë