nese ka fakte ti peshtyjme ne fytyre tahiri per partite ish opozitare qe bashkepunojne me listen serbe 68a7ae21146d0

“Nëse ka fakte, t’i pështyjmë në fytyrë!” – Tahiri për partitë ish-opozitare që “bashkëpunojnë” me Listën Serbe

August 22, 2025
1 minut lexim

Politologia Arta Tahiri-Beqa ka komentuar situatën rreth Listës Serbe dhe reagimet e partive shqiptare për pjesëmarrjen e saj në procesin zgjedhor.

Sipas Tahiri-Beqës, PZAP nuk mund të anashkalojë një subjekt politik pa elemente të forta ligjore dhe që sipas saj rezultat i kësaj pritet që Lista Serbe të kthehet në procesin zgjedhor.

Ajo kritikoi çështjen që komentohet që disa parti ish-opozitare kanë marrëveshje me  Listën Serbe.

Për këtë ajo tha se duhet pasur fakte që e dokumentojnë të vërtetën.

“PZAP do ta kthejë Listën Serbe, sepse duhet pasur shumë elemente për ta anashkaluar një subjekt politik nga procesi zgjedhor. Edhe herën e kaluar ka qenë e njëjta situatë krye këputë, u bë fushatë politike bile, lidhja e ish-opozitës domosdosshmërisht me Listën Serbe ‘ja s’po na votojnë PDK, LDK, AAK e Lista Serbe’ është imazhi më i keq i mentalitetit që po ndikojnë te qytetarët. Mbi të gjitha, mbi partitë, mbi pushtetin jemi shqiptarë. Nuk duhet domosdo për çështje politike t’i lidhemi gjithçka me Listën Serbe kur e dimë kush është Lista Serbe. Deri dje mundohen për ta ulur Listën Serbe, sot e fuqizojnë me veprime. Pse po e lidh me ish-opozitën Listën Serbe? Në qoftë se ke fakte se kanë marrëveshje ish-partitë opozitare, të lutëm dil nxiri dhe ne të shkojmë dhe t’i pështyjmë në fytyrë të gjitha këto parti  që po bashkëpunojkan me Listën Serbe”, tha ajo në emisionin “Këndi i Debatit”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dhjete rrembimet me te famshme ne ligen premier 68a7ae13cc57f
Lajmi i mëparshëm

Dhjetë ‘rrëmbimet’ më të famshme në Ligën Premier

inxhinieri qe projektoi bolidin f1 te ayrton sennes zbulon superveturen 68a7aeef37ac2
Lajmi i radhës

Inxhinieri që projektoi bolidin F1 të Ayrton Sennës zbulon superveturën

Të fundit nga

ShkoLartë