nese deri me 15 janar nuk ka lehtesim te masave per transportuesit nga ballkani nga prilli na kanoset ngecje ne furnizim 6952ca99803de

Nëse deri më 15 janar nuk ka lehtësim të masave për transportuesit nga Ballkani, nga prilli na kanoset ngecje në furnizim

December 29, 2025
1 minut lexim

Shkup, 29 dhjetor – Nëse deri më 15 janar nuk ka lehtësim të masave për transportuesit nga Ballkani, nga prilli na kanoset ngecje në furnizim dhe rafte gjysmë të zbrazura. Shoferët e kamionëve kërkojnë që qëndrimi i tyre në vendet evropiane të mos jetë i kufizuar në tre muaj, por të jetë i pakufizuar si transporti detar, hekurudhor dhe ajror. Ata thonë se ligji i ri i Shengenit i kufizon shoferët që të mos mund të qëndrojnë në një vend evropian më shumë se 90 ditë.

“Shoqatat prej muajsh dërgojnë shkresa për ndryshimin e rregullave të reja të Shengenit, prej andej kanë marrë përgjigje se po mendojnë për gjetjen e një zgjidhjeje si dhënia e vizave pesëvjeçare, por ende nuk kanë filluar asnjë procedurë”, raporton gazetari Angel Dimovski.

Nëse nuk merren masa do të zvogëlohet importi i lëndëve të para, i mallrave për konsum të gjerë, i barnave dhe i gjërave të tjera.

“Do të zvogëlohet furnizimi me lëndë të para, edhe me mallra për konsum të gjerë, edhe me barna dhe me gjëra të tjera, pasi të gjitha shtetet tona janë të varura nga importi. Kjo do të thotë se do të ketë probleme në tërë ekonominë. Një numër i madh i transportuesve po mendojnë të hapin kompani në Bashkimin Evropian. Nëse nuk merret asgjë do të kemi rafte gjysmë të zbrazura nëpër dyqane. Pasoja do të ketë edhe te ato kapacitete prodhuese që punojnë me lëndë të para të cilat duhet t’i sjellin nga jashtë, që do të thotë gjithçka do të shtyhet dhe do të rriten shpenzimet për gjithçka”, tha Biljana Muratovska – Makam Trans.

Nëse transportuesit nga vendi ndalojnë importin, do të përballemi me çmime jashtëzakonisht të larta dhe rritje të inflacionit.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

alba pollozhani flet per dhunen fizike qe ka perjetuar nuk i tregoja as prinderve 6952c5d16431f
Lajmi i mëparshëm

Alba Pollozhani flet për dhunën fizike që ka përjetuar: Nuk i tregoja as prindërve

per shkak te shpejtesise se madhe vetem dje policia e maqedonise ka privuar nga liria pese shofere 6952cb36d75c7
Lajmi i radhës

Për shkak të shpejtësisë së madhe, vetëm dje policia e Maqedonisë ka privuar nga liria pesë shoferë

Të fundit nga

ShkoLartë