nente te plagosur ne londer sulmi me thike ne nje tren dyshohet per terrorizem 69072986e6982

Nëntë të plagosur në Londër/ Sulmi me thikë në një tren, dyshohet për terrorizëm

November 2, 2025
1 minut lexim

Nëntë persona janë plagosur pas një sulmi me thikë në një tren që udhëtonte nga Doncaster drejt stacionit King’s Cross në Londër të shtunën mbrëma.

Policia ka arrestuar dy burra në lidhje me ngjarjen, ndërsa hetimet po mbështeten edhe nga policia kundër terrorizmit.

Sipas policisë britanike, sulmi ndodhi rreth orës 19:30, pranë stacionit të Huntingdon në Cambridgeshire. Oficerët e armatosur ndërhynë menjëherë, ndaluan trenin dhe arrestuan dy persona në vendngjarje. Shërbimi i ambulancës vendosi një përgjigje emergjente në shkallë të gjerë, duke transportuar disa të plagosur në spital.

Kryeministri Keir Starmer e cilësoi incidentin “të tmerrshëm dhe thellësisht shqetësues”, ndërsa falënderoi shërbimet e emergjencës për reagimin e shpejtë

Dëshmitarë të ngjarjes kanë përshkruar skena paniku në tren, ku pasagjerët vraponin për t’u larguar nga sulmuesi. Njëri prej tyre tha për mediat britanike se pa një burrë “të mbuluar me gjak” që kërkonte ndihmë.

Shërbimi hekurudhor konfirmoi ndërprerje të mëdha në itinerarin e saj, ndërsa stacioni i Huntingdon mbeti i mbyllur për shkak të hetimeve. Ndërprerjet pritet të zgjasin deri të hënën.

Policia u ka bërë thirrje dëshmitarëve që të raportojnë çdo informacion në lidhje me ngjarjen përmes linjës 101, duke cituar incidentin nr. 495 të datës 1 nëntor.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rritet numri i te vdekurve nga uragani ne
Lajmi i mëparshëm

Rritet numri i të vdekurve nga uragani në Xhamajka

ish truproja i fatos nanos ps dhe pd sdonin qe ai te behej president 69072c92f2c9c
Lajmi i radhës

Ish-truproja i Fatos Nanos: PS dhe PD s’donin që ai të bëhej President

Të fundit nga

ShkoLartë