Nëntë studentë të Universitetit Norwich nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vizituar muajin e kaluar Kosovën, ku kanë marrë pjesë në një garë të aftësive ushtarake, të organizuar nga Akademia e Mbrojtjes e Kosovës.
Lajmi është bërë i ditur nga Qendra për Paqe dhe Luftë e Universitetit Norwich, përmes një postimi në Facebook.
Sipas njoftimit, studentët amerikanë kanë garuar së bashku me kadetë nga Kosova, Turqia, Shqipëria, Italia dhe Kanadaja.
Gara kishte për qëllim testimin e aftësive ushtarake të pjesëmarrësve, ndërsa aktiviteti shërbeu edhe si mundësi për shkëmbim përvojash dhe bashkëpunim ndërmjet kadetëve nga vende të ndryshme.
Pjesëmarrja e studentëve amerikanë në këtë aktivitet vë në pah bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e edukimit dhe përgatitjes ushtarake.
Burimi: botasot.info


