Nëntë persona janë privuar nga liria herët në mëngjes në Kërçovë, pasi kanë marrë pjesë në një përplasje fizike mes tyre, gjatë së cilës janë përdorur thika dhe mjete druri.
Siç njoftojnë nga policia, incidenti ka ndodhur rreth orës 01:30 në kryqëzimin e Oslomejës, ku është prishur rendi dhe qetësia publike. Në përleshje kanë marrë pjesë D.A.(20), S.Ç.(27), S.Ç.(19) dhe D.R.(31) nga Prilepi, si dhe D.M.(18), E.M.(26), M.H.(22), J.H.(19) nga Manastiri dhe R.H.(34) nga Kërçova.
Gjatë përplasjes, dy persona kanë pësuar prerje dhe lëndime trupore.
Zyrtarët policorë nga SPB Kërçovë kanë ndërhyrë dhe në orën 03:40 i kanë privuar nga liria të gjithë personat e përfshirë.
Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të ngrihen kallëzime përkatëse penale.
Burimi: alfax.mk


