nenshkruhet vendimi mali mokna dhe liqeni i ujmanit vihen nen mbrojtje paraprake 68ff760326056

Nënshkruhet vendimi, Mali Mokna dhe Liqeni i Ujmanit vihen nën mbrojtje paraprake

October 27, 2025
1 minut lexim

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka njoftuar se ka nënshkruar vendimin për mbrojtje paraprake të Malit Mokna dhe Liqenit të Ujmanit, duke e cilësuar këtë si “një nga vendimet më të rëndësishme për mbrojtjen e natyrës në vendin tonë”.

Në postimin e tij në rrjetet sociale, Durmishi theksoi se me këtë vendim, Republika e Kosovës bëhet shteti me përqindjen më të lartë të territorit nën mbrojtje të natyrës në gjithë Ballkanin Perëndimor.

“Të dashur qytetarë, javën e kaluar kam nënshkruar vendimin për mbrojtje paraprake të ‘Malit Mokna dhe Liqenit të Ujmanit’, një nga vendimet më të rëndësishme për mbrojtjen e natyrës në vendin tonë,” ka shkruar Durmishi.

Sipas tij, vendimi vjen pas një studimi njëvjeçar në terren gjatë të cilit është konstatuar se kjo zonë përbën pasuri të rrallë natyrore, me biodiversitet të pasur dhe peizazhe me rëndësi të veçantë ekologjike e shkencore.

“Zona me sipërfaqe prej 192.19 km² tashmë vihet nën mbrojtje paraprake, duke e ngritur në 12.4% përqindjen e territorit të Kosovës që mbrohet ligjërisht,” ka shtuar Durmishi.

Ky vendim, sipas ministrit në detyrë të Mjedisit, synon të ruajë vlerat natyrore dhe burimet ujore të kësaj zone të rëndësishme, duke kontribuuar në zhvillimin e qëndrueshëm dhe mbrojtjen afatgjatë të ekosistemeve në Kosovë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

uefa ne dileme per euro 2032 68ff75f35125c
Lajmi i mëparshëm

​UEFA në dilemë për EURO 2032

emri akuzohet nga gjkko si pjesetar i nje grupi kriminal arrestohet 30 vjecari ne britani pritet ekstradimi 68ff76a3a88bb
Lajmi i radhës

Emri/ Akuzohet nga GJKKO si pjesëtar i një grupi kriminal, arrestohet 30-vjeçari në Britani, pritet ekstradimi

Të fundit nga

ShkoLartë