nenshkruhet marreveshja per ndertimin e qkmf se se re ne fushe kosove 6942f2b11babe

Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e QKMF-së së re në Fushë Kosovë

December 17, 2025
1 minut lexim

Në ambientet e Komunës së Fushë Kosovës, kryetari Valon Prebreza ka pritur sot Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.

Gjatë takimit, pas urimit për mandatin e kryetarit të komunës, u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Fushë Kosovës dhe Ministrisë së Shëndetësisë për ndërtimin e një Qendre Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) të re në këtë qytet.

Sipas njoftimit të komunës, vlera fillestare e këtaj projekti, i cili vlerësohet si tejet i domosdoshëm për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët, është 2.5 milionë euro.

Nga Komuna e Fushë Kosovës bëhet e ditur se bashkëpunimi me institucionet qendrore do të vazhdojë edhe në të ardhmen, me synim realizimin e projekteve të tjera në interes të qytetarëve.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

masakra ne australi autori akuzohet per 59 vepra penale 6942f1c450718
Lajmi i mëparshëm

Masakra në Australi, autori akuzohet për 59 vepra penale

aktorja britanike daisy may cooper ka terhequr vemendjen e mediave dhe publikut gjate premieres ne mbreterine e bashkuar 6942f3d2d5f69
Lajmi i radhës

Aktorja britanike Daisy May Cooper ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe publikut gjatë premierës në Mbretërinë e Bashkuar

Të fundit nga

ShkoLartë