nensekretari i pergjithshem i okb se haoliang xu viziton neser shqiperine 68e2c8f54783f

Nënsekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Haoliang Xu viziton nesër Shqipërinë

October 5, 2025
1 minut lexim

Nënsekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara dhe Administratori në Detyrë i Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP), Haoliang Xu nis nesër një vizitë 2-ditore të nivelit të lartë në Shqipëri.

Kjo vizitë ka si synim forcimin e partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe UNDP-së, për të çuar përpara prioritetet e përbashkëta mbi procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm.

Bëhet me dije se Xu do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe anëtarë të kabinetit qeveritar, si dhe me partnerë kombëtarë dhe ndërkombëtarë të zhvillimit në Shqipëri.

Diskutimet do të fokusohen në përpjekjet e Shqipërisë për arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Pjesë e agjendës është një vizitë për të parë nga afër shkollat e rindërtuara nga e para, në kuadër të projektit EU4Schools, të financuar nga BE-ja dhe zbatuar nga UNDP. Deri tani, ky projekt ka riparuar dhe rindërtuar 62 nga 63 objekte arsimore, të dëmtuara nga tërmeti i vitit 2019, duke garantuar mjedise të sigurta dhe moderne mësimore për mijëra nxënës dhe mësues.

Mësohet se gjatë vizitës, Xu do të ketë takime me partnerët ndërkombëtarë të UNDP-së për të forcuar bashkëpunimin në mobilizimin e financimeve për OZHQ-të, nxitjen e rritjes gjithëpërfshirëse ekonomike dhe rritjen e qëndrueshmërisë mjedisore.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mexhiti ne prezantimin e master planit cairi do te kete plan zhvillimi per dekadat e ardhshme 68e2c7916fac6
Lajmi i mëparshëm

Mexhiti në prezantimin e Master planit: Çairi do të ketë plan zhvillimi për dekadat e ardhshme

arrestohet per abuzim seksual ish sulmuesi 68e2c959a508b
Lajmi i radhës

Arrestohet për abuzim seksual ish-sulmuesi

Të fundit nga

ShkoLartë