nenkryetari i delvines perfundon ne spital pasi u perball me zjarret 689c9520b1b36

Nënkryetari i Delvinës përfundon në spital pasi u përball me zjarret

August 13, 2025
1 minut lexim

Nënkryetari i Bashkisë së Delvinës, Filip Xuxi ka përfunduar në spital këtë të mërkurë, më 13 gusht, pas përballjes së tij me zjarret që kanë përfshirë zonën.

Në pamjet që kanë qarkulluar në rrjet, nënkryetari i bashkisë shihet i ulur në një karrige në rrota ndërsa po e transportojnë për në spitalin e qytetit, raporton Klan TV.

Në një tjetër foto, ai shihet duke marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, pas asfiksisë së pësuar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 64 vatra zjarri, nga të cilat 24 janë ende aktive. Mirëpo situata më e vështirë është në fshatin Nartë të Gramshit si dhe në Delvinë, ku janë lëshuar disa urdhra evakuimi për banorët.

Në Delvinë, fshati Kasapaj, aty ku ishte edhe nënkryetari Xuxi, po përballet me flakë masive të cilat kanë përfshirë shtëpitë, duke rrezikuar edhe jetën e banorëve.

Disa urdhra evakuimi janë nxjerrë sot nga Ministria e Mbrojtjes, por shumë prej tyre nuk kanë pranuar t’i lënë banesat e tyre.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

DASH USA
Lajmi i mëparshëm

DSHA: dhuna ndaj gazetarëve, problem serioz i të drejtave të njeriut në RMV

barcelona mendon per veren e vitit 2026 689c9597c2a0d
Lajmi i radhës

Barcelona mendon për verën e vitit 2026

Të fundit nga

ShkoLartë