neni basha i padrejte bardhi kunder largimit te berishes me statut 6860ed63107c7

“Neni Basha i padrejtë”, Bardhi kundër largimit të Berishës me statut

June 29, 2025
1 minut lexim

Gazment Bardhi është kundër largimit të Sali Berishës nga kryesimi i Partisë Demokratike. Në një intervistë për emisionin Skedari Politik nga Ervin Koçi në A2 CNN, Bardhi pohon se “neni Basha” është i gabuar.

Sipas tij askujt nuk duhet t’i mohohet e drejta për zgjedhur dhe e cilëson “nenin Basha”, si antidemokratik.

“E kam thënë dhe nuk ka sekret. Ky ka qenë një propozim i hershëm në PD që duhet të ishte pjesë e statutit një rregull i tillë.

Kam qenë atëherë kundër dhe jam kundër një dispozite të tillë që e konsideroj antidemokratike në një statut të një partie që vepron mbi bazën e rregullave demokratike për dy arsye; së pari sepse çmoj që zgjidhjet nuk janë mekanike, duhet të jenë logjike dhe së dyti nuk mund të ketë rregull statutor që t’i ndalojë një individi një të drejtë kushtetuese që është e drejta për t’u zgjedhur. Pastaj janë anëtarët e partisë që vendosin nëse dikush do të duhet të zgjidhet apo jo. Por ta mohosh të drejtën për t’u zgjeshur me statut i jep statutin të PD një element antidemokratik brenda vetes”. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

RENT A CAR

rihanna shkelqen ne bruksel me barkun e rrumbullakosur ne premieren e filmit smurfet 6860dac4397a3
Lajmi i mëparshëm

Rihanna shkëlqen në Bruksel me barkun e rrumbullakosur, në premierën e filmit “Smurfët”

bayern munich ben gati oferten e pare per nick woltemade 6860ed9f61f28
Lajmi i radhës

Bayern Munich bën gati ofertën e parë për Nick Woltemade

Të fundit nga

ShkoLartë