nene e bir humben jeten pasi banesa u perfshi nga flaket zbulohet shkaku i zjarrit 68f4eaa6ba81d

Nënë e bir humbën jetën pasi banesa u përfshi nga flakët, zbulohet shkaku i zjarrit

October 19, 2025
1 minut lexim

Një ngjarje e rëndë ndodhi në Maliq mesditen e kësaj të diele, ku nënë e bir humbën jetën si pasojë e një zjarri që përfshiu banesën e tyre, ndërkohë që vajza 6-vjeçare u dërgua në gjendje të rëndë në spitalin e Korçës.

Siç mëson gazetarja e Top Channe, Dhorjela Çule, zjarri u erdhi si pasojë e sobës me dru që familja e përdorte për ngrohje.

Zjarri ka shpërthyer rreth orës 13:30 në një banesë familjare, ku ndodheshin një nënë 40-vjeçare së bashku me dy fëmijët e saj. Si pasojë e flakëve dhe tymit të dendur, nëna Merjeme Azisllari, dhe djali i saj, Luka Azisllari, 14 vjeç, humbën jetën nga asfiksia.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe ambulancat, të cilat kanë transportuar me urgjencë dy fëmijët drejt Spitalit Rajonal të Korçës. Fatkeqësisht, 14-vjeçari nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra, ndërsa fëmija tjetër, 6-vjeç, ndodhet në gjendje kritike për jetën.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pogradeci pret sezonin e ri turistik me paketa te zgjeruara 68f4ea0019992
Lajmi i mëparshëm

Pogradeci pret sezonin e ri turistik me paketa të zgjeruara

te qenit i pasjellshem me chatgpt jep pergjigje me te mira 68f4ead4e047e
Lajmi i radhës

Të qenit ‘i pasjellshëm’ me ChatGPT jep përgjigje më të mira

Të fundit nga

Albin Kurti njofton suksesin e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se vendi ynë po vazhdon të regjistrojë suksese në indekset ndërkombëtare, kësaj radhe në luftën ndaj krimit të organizuar. Kurti ka shkruar në Facebook se
ShkoLartë