nene e bije qe u rrahen brutalisht ende ne gjendje te rende ne spitalin e prizrenit 68f778cf77409

Nënë e bijë që u rrahen brutalisht ende në gjendje të rëndë në Spitalin e Prizrenit

October 21, 2025
1 minut lexim

Nëna dhe vajza e saj e mitur, të cilat u plagosën rëndë të premten e kaluar gjatë një sulmi brutal në Prizren, ndodhen ende në gjendje të rëndë shëndetësore dhe janë të shtruara në repartin e mjekimit intensiv në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Nga spitali kanë konfirmuar se të dyja viktimat janë nën mbikëqyrje të vazhdueshme 24-orëshe dhe po trajtohen për lëndime të shumta në trup, të shkaktuara nga goditjet me mjet të mprehtë, thikë.

“Vazhdojnë të jenë në mjekim intenziv, në përcjelljë 24 orë. Njëra nga to ka gjendjen më të rëndë”, ka thënë për Io Shefajet Berisha – zëdhënës në spitalin Rajonal të Prizrenit.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 00:20, në rrugën “Rexhep Kabashi” në Prizren, ku Policia e Kosovës reagoi menjëherë pas marrjes së informacionit për një rast dhune në familje. Në vendngjarje, patrulla policore gjeti një grua të gjakosur me plagë të rënda, ndërsa në katin e fundit të ndërtesës u zbulua edhe vajza e saj e mitur, gjithashtu me plagë serioze dhe gjakderdhje.

Të dyja janë transportuar menjëherë për ndihmë mjekësore, ku ndodhen që nga ajo natë në trajtim intensiv.

I dyshuari për këtë sulm të rëndë është bashkëshorti i gruas, i cili u arrestua në hyrje të banesës nga policia dhe aktualisht ndodhet në paraburgim.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

photo output 3
Lajmi i mëparshëm

AKI takim me Levicën: Na ndihmoni në Tetovë dhe Strugë, ju ndihmojmë në Qytetin e Shkupit

nese te duhet frymezim per tu ringritur serish ky eshte libri qe duhet te
Lajmi i radhës

Nëse të duhet frymëzim për t’u ringritur sërish, ky është libri që duhet të lexosh!

Të fundit nga

ShkoLartë