Policia ka ndaluar një 45-vjeçare nga Shkupi, pas një denoncimi se ajo, për një periudhë të gjatë, ka keqtrajtuar psikologjikisht dhe fizikisht vajzën e saj 13-vjeçare.
Zyrtarët policorë nga SPB Shkup e kanë arrestuar mëngjesin e sotëm 45-vjeçaren H. Gj. nga Shkupi, pasi kanë vepruar mbi një denoncim paraprak për dhunë në familje në zonën e Gazi Babës.
Sipas denoncimit, nëna dyshohet se për një periudhë të gjatë ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj vajzës së saj 13-vjeçare. Gjithashtu, sipas raportimit, ajo shpesh e mbante vajzën të mbyllur me çelës në një nga dhomat e shtëpisë.
Për rastin janë njoftuar prokurori publik, inspektori për të mitur dhe Qendra për Punë Sociale.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme bëjnë të ditur se pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj 45-vjeçares do të paraqitet kallëzimi përkatës.
Burimi: lajmpress.org


