nenad vukmiroviq caktohet ushtrues i detyres se ministrit per komunitete dhe kthim 68ea5e0b2cd98

Nenad Vukmiroviq caktohet ushtrues i detyrës së Ministrit për Komunitete dhe Kthim

October 11, 2025
1 minut lexim

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka caktuar zëvendësministrin e deritanishëm për Komunitete dhe Kthim, Nenad Vukmiroviq, ushtrues të detyrës së Ministrit për Komunitete dhe Kthim, pas zgjedhjes së Nenad Rashiqit në pozitën e nënkryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Zyra e Kryeministrit njofton se Nenad Vukmiroviq ka lindur në Mitrovicën e veriut në prill të vitit 1979, me profesion është inxhinier i diplomuar i elektroteknikës dhe informatikës. Shkollën fillore dhe të mesme i ka përfunduar në Mitrovicën e veriut.

Më parë ka qenë edhe Drejtor i Arsimit në Komunën e Mitrovicës së veriut.

Kryeministri Kurti e uron Vukmiroviq për përgjegjësinë e re dhe i dëshiron suksese në përmbushjen e detyrave.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kjo banderole ne kosove ben buje ne kroaci 68ea5dfe0d2c2
Lajmi i mëparshëm

Kjo banderolë në Kosovë bën bujë në Kroaci 

hetim federal ndaj sistemit full self driving te teslas pas dhjetera shkeljeve dhe aksidenteve 68ea5ece405e6
Lajmi i radhës

Hetim federal ndaj sistemit “Full-Self Driving” të Teslas pas dhjetëra shkeljeve dhe aksidenteve

Të fundit nga

Trump shpreh mbështetje për protestuesit iranianë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe një zyrtar i lartë i sigurisë në Iran kanë shkëmbyer deklarata kërcënuese, teksa protestat ekonomike po përhapen në disa pjesë të Republikës Islamike, duke
ShkoLartë