nen shi por plot stil rebecca hall dhe ashton kutcher ne rome 696f3a32de39d

Nën shi, por plot stil: Rebecca Hall dhe Ashton Kutcher në Romë

January 20, 2026
1 minut lexim

Rebecca Hall dhe Ashton Kutcher sfiduan shiun në Romë të hënën në mbrëmje, teksa morën pjesë në premierën e serialit The Beauty.

Duke mbajtur një çadër të madhe, aktorja 43-vjeçare u shfaq shumë elegante me një fustan saten ngjyrë të verdhë të ndezur dhe taka të së njëjtës ngjyrë, ndërsa iu bashkua aktorit 47-vjeçar në tapetin e zi.

Seriali, nga producenti Ryan Murphy — i njohur për projekte si seria Monster e Netflix dhe American Horror Story — zhvillohet në botën e modës së lartë dhe ndjek agjentë të FBI-së që hetojnë modele që fillojnë të vdesin në mënyra të tmerrshme dhe misterioze, shkruan “Daily Mail”, transmeton ‘Bota sot’.

Image

Rebecca Hall dhe Ashton Kutcher

The Beauty, i cili do të transmetohet në 11 episode dhe do të shfaqet çdo javë të enjteve duke nisur nga 22 janari, ka një kast me emra të njohur, përfshirë Bella Hadid dhe Meghan Trainer.

Kasti ishte i pranishëm masivisht në premierën në Romë dhe u shfaq në humor të shkëlqyer teksa pozonin për fotografë.

Image

Rebecca Hall
Image

Ashton Kutcher

Ylli i X-Men, Evan Peters, luan rolin e agjentit Cooper Madsen, ndërsa Rebecca Hall atë të koleges së tij, agjentes Jordan Bennett. Të dy dërgohen në Paris për të zbuluar të vërtetën.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

perfshihet nga zjarri shkolla sylejman vokshi ne decan 696f390f4c082
Lajmi i mëparshëm

Përfshihet nga zjarri shkolla “Sylejman Vokshi” në Deçan

qarkullimi zhvillohet pa nderprerje dhe pa vonesa 696f3f11db6c0
Lajmi i radhës

Qarkullimi zhvillohet pa ndërprerje dhe pa vonesa

Të fundit nga

Ka nisur gjysmëvjetori i dytë

Nga sot ka nisur gjysmëvjetori i dytë. Nxënësit janë kthyer në bankat shkollore. Pavarësisht rritjes së numrit të të prekurve nga gripi, institucionet kompetente kanë marrë vendim që mësimi të zhvillohet rregullisht,

ShkoLartë